Oferta që i mbërriti tek dera, në orët e vona të së martës, nuk e la t’i ikë.

Propozimit të Albin Kurtit për t’u bërë kryetare e shtetit, iu përgjigj pozitivisht akademikja Justina Shiroka-Pula.
Presidentja tashmë e shtatë e Republikës së Kosovës mori 81 vota nga ligjvënësit në Parlament, duke u bërë kështu gruaja e tretë në historinë e Repubikës, që ngjitet në krye të shtetit
Para se të ulej në këtë karrige, Shiroka Pula e pati të hershme karrierën akademike.
Si e re iu bashkua Universitetit të Prishtinës ku ndoqi studimet në Fakultetin Ekonomik, për t’iu lëshuar rend më pastaj atyre pasuniversitare në Zagreb, e doktoraturës në UP.
Ngritjen akademike me kaq nuk e la. Gruaja që mban titullin doktor shkence kreu edhe studime pasdoktorate në Universitetin e Linzit në Austri, dhe në atë të Arizonës në SHBA.
Karrieren profesionale e nisi në Bankën Popullore të Kosovës, për t’iu bashkuar më pas Universitetit të Prishtinës si ligjëruese.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Shiroka-Pula është angazhuar edhe në shoqërinë civile, kryesisht në fushën e fuqizimit të grave, barazisë gjinore, zhvillimit të bizneseve dhe ndërmarrësisë.
Akademikja u përfshi edhe në politikë, ku fillimisht sherbeu si ministre e Energjisë dhe Minierave, për tri vjet nga 2008-ta deri me 2011, në qeverinë “Thaçi 1”.
Ishte edhe kryetare e Forumit të Gruas së PDK-së, e deputete nga kjo parti deri në vitin 2014-të.
Për vite me radhë, tash presidentja e Republikës, ishte pjesë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, institucion që si kryetare e drejtoi që nga 2025-ta.
Ndryshe, nga 7 tetori i 2026-tës, Justina Shiroka Pula, është presidente e Kosovës, me mandat 5-vjeçar.




