Presidenti i Letonisë: Lufta në Ukrainë mund të arrijë pikën e kthesës vitin e ardhshëm

Presidenti i Letonisë: Lufta në Ukrainë mund të arrijë pikën e kthesës vitin e ardhshëm

Presidenti i Letonisë: Lufta në Ukrainë mund të arrijë pikën e kthesës vitin e ardhshëm

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës mund të arrijë një pikë vendimtare vitin e ardhshëm, e cila mund të çojë drejt disfatës së Moskës. Kështu ka deklaruar presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics.

Sponsor 3M Express

Ai ka përmendur përkeqësimin e ekonomisë ruse dhe rritjen e presionit ndërkombëtar si faktorë që mund të ndikojnë në ndryshimin e rrjedhës së luftës, transmeton klankosova.tv.

Presidenti letonez paralajmëroi se Ukraina po përballet me një situatë tejet të vështirë, për shkak të dimrit të ashpër, sulmeve të intensifikuara ndaj infrastrukturës energjetike dhe goditjeve gjithnjë e më të shpeshta ndaj objektivave civile.

Sipas Reuters, megjithatë, ai theksoi se Evropa po vazhdon ta mbështesë Kievin me ndihmë ushtarake, financiare dhe infrastrukturore, ndërsa Ukraina ka dëshmuar vazhdimisht qëndrueshmërinë e saj.

“Nëse shohim se Ukraina arrin të mbijetojë nga pikëpamja ushtarake dhe ekonomike – dhe jam i bindur se do t’ia dalë – atëherë pika e kthesës mund të vijë vitin e ardhshëm, në pranverë ose verë”, deklaroi Rinkevics në intervistën e realizuar të hënën.

Ai shtoi se, përveç presionit ndaj ekonomisë ruse, po rritet edhe konsensusi politik ndërkombëtar për nevojën e përfundimit të luftës.

Si shembuj të përhapjes së pasojave të konfliktit përtej rajonit, ai përmendi sulmet në të cilat janë vrarë detarë indianë, si dhe goditjet ndaj anijeve nga Filipinet dhe vende të tjera.

“Numri i shteteve që po ushtrojnë presion po rritet, kështu që pika e kthesës mund të vijë në pranverë ose verë të vitit të ardhshëm”, tha ai.

Lexo edhe

Drama në mëngjes nga Dragashi në Prizren: 26-vjeçari ikën pa paguar derivatet, përplas ballë për ballë veturën e Policisë – lëndohen dy zyrtarë

Drama në mëngjes nga Dragashi në Prizren: 26-vjeçari ikën pa paguar derivatet, përplas ballë për ballë veturën e Policisë – lëndohen dy zyrtarë

Lëndimi i ushtarit të FSK-së përplas pozitën dhe opozitën, kërkohet hetim dhe kontroll i municionit

Lëndimi i ushtarit të FSK-së përplas pozitën dhe opozitën, kërkohet hetim dhe kontroll i municionit

Tender afro 10 milionë euro për Qarkoren e Gjilanit, kompania fituese e ish të akuzuarit për ryshfet bashkë me Fatmir Limajn

Tender afro 10 milionë euro për Qarkoren e Gjilanit, kompania fituese e ish të akuzuarit për ryshfet bashkë me Fatmir Limajn