Pozheran: Identifikohet shoferi që voziti 135 km/h në zonën me kufizim 40 km/h

Pozheran: Identifikohet shoferi që voziti 135 km/h në zonën me kufizim 40 km/h
Zyrtarët policorë të Nënstacionit Policor në Pozheran nga Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, kanë identifikuar një person i cili shihet në një video-incizim të publikuar në rrjetet sociale duke drejtuar automjetin e tij në një zonë ku me shenjë të trafikut shpejtësia e lëvizjes është e kufizuar në 40 km/h, ndërsa automjeti po lëvizte me […]

Zyrtarët policorë të Nënstacionit Policor në Pozheran nga Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, kanë identifikuar një person i cili shihet në një video-incizim të publikuar në rrjetet sociale duke drejtuar automjetin e tij në një zonë ku me shenjë të trafikut shpejtësia e lëvizjes është e kufizuar në 40 km/h, ndërsa automjeti po lëvizte me shpejtësi prej 135 km/h.

Sipas njoftimit të Policisë, ndaj të njëjtit në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi janë ndërmarrë masat përkatëse ligjore duke i shqiptuar gjobë në vlerë prej 400 euro, katër pikë negative si dhe masën mbrojtëse të ndalimit të përkohshëm të drejtimit të mjeteve motorike në afat prej 9 muajsh.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat e trafikut, “pasi tejkalimi i shpejtësisë së lejuar dhe mos respektimi i rregullave të trafikut rrezikon drejtpërdrejt jetën dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik”. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Modric zbulon dëshirën e tij për Ronaldon dhe flet për deklaratën e bujshme të portugezit

Modric zbulon dëshirën e tij për Ronaldon dhe flet për deklaratën e bujshme të portugezit

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?