Dy persona, një grua dhe një burrë, janë arrestuar në Rugovë të Pejës, pasi e dyshuara kishte publikuar në rrjete sociale një video duke shtënë me armë zjarri.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, arma e zjarrit ishte pronë e të dyshuarit mashkull. Gjatë rastit, Policia ka konfiskuar një pistoletë, një karikator dhe katër fishekë.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt”, thotë Policia./Klankosova.tv




