Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2123 gjoba në trafik.
Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 14 kanë qenë me lëndime, ndërsa 26 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 16 persona, ndërkaq 8 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse 2 persona në vuajtje të dënimit.
Burimi: RTKLive




