Policia sekuestron armë, granata e mijëra fishekë në dy objekte të pabanuara në Zubin Potok

Policia sekuestron armë, granata e mijëra fishekë në dy objekte të pabanuara në Zubin Potok

Policia sekuestron armë, granata e mijëra fishekë në dy objekte të pabanuara në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera ilegale në dy lokacione të ndryshme në komunën e Zubin Potokut.

Sipas kumtesës së Policisë, operacioni është realizuar këtë të martë, pas informacioneve të pranuara nga qytetarët, në kuadër të bashkëpunimit me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut.

Sponsor 3M Express

“Gjatë kontrollit në një objekt të pabanuar, në fshatin Parucë, policia ka gjetur 166 fishekë të armës së gjatë, dy fishekë të pushkës së gjuetisë, katër granata dore, një tytë të pushkës së gjuetisë, 48 gëzhoja, pajisje për mbushjen e fishekëve, katër kuti me barot, sfera për fishekë të gjuetisë, kapsolla, tamponë për fishekë, një maskë ushtarake kundër gazit dhe një bajonetë ushtarake”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, në një objekt tjetër të pabanuar, në fshatin Ranqiq, janë gjetur një pistoletë, katër granata dore dhe 2 mijë e 56 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive, të cilat i kanë tërhequr granatat në mënyrë të kontrolluar.

Policia ka bërë të ditur se deri në këtë fazë nuk ka persona të arrestuar lidhur me rastet.

“Të gjitha veprimet policore i janë raportuar Prokurorit të Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, thuhet në njoftim.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Konjufca takohet me ministrin e Jashtëm të Armenisë në Forumin në Varshavë

Konjufca takohet me ministrin e Jashtëm të Armenisë në Forumin në Varshavë

Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së, u shpreh mbështetjen institucionale

Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së, u shpreh mbështetjen institucionale

RUBIKON sonte: Çfarë pushteti dhe çfarë opozite kemi tash?

RUBIKON sonte: Çfarë pushteti dhe çfarë opozite kemi tash?