Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, ka iduar dhe projektuar fushatën parandaluese për sigurinë në trafik gjatë sezonit vjeshtë–dimër, me moton “PAK MË NGADALË, SHUMË MË SIGURT!” që do të realizohet nga muaji nëntor 2026 deri në shkurt 2027.
Fushata synon vetëdijesimin e shoferëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik për rreziqet nga reshjet e shiut, mjegulla, ngricat dhe bora, përmes aktiviteteve informuese, këshillimeve, kontrolleve parandaluese dhe ligjëratave në shkolla e institucione arsimore.

Në bashkëpunim me ekspertin e komunikacionit rrugor Xhemil Halili, do të organizohen aktivitete vetëdijësuese në Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani të Elezit.
“Policia apelon te të gjithë shoferët e automjeteve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancën e sigurisë, të kontrollojnë gjendjen teknike të automjeteve dhe të tregojnë kujdes të shtuar ndaj këmbësorëve. Pak kujdes, pak më ngadalë – shumë më sigurt në rrugë!”, thuhet në njoftim.
Burimi: RTKLive




