Diell të shtunën, shi të dielën – ky është parashikimi i motit për vikend

Diell të shtunën, shi të dielën – ky është parashikimi i motit për vikend

Diell të shtunën, shi të dielën – ky është parashikimi i motit për vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për këtë vikend, më 10 dhe 11 tetor, ku e shtuna pritet të jetë kryesisht me diell, ndërsa të dielën parashikohen vranësira dhe reshje shiu në vend.

Sponsor 3M Express

Sipas IHMK-së, të shtunën moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa lokalitete mund të ketë edhe riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 21 deri në 25 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

Ndërkaq, e diela do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, të cilat në disa zona mund të jenë më të theksuara.

Temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të zbresin në 12 deri në 16 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra në sekondë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Diell të shtunën, shi të dielën – ky është parashikimi i motit për vikend appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Arifi: Presidentja duhet t’i shërbejë vendit dhe Kushtetutës (VIDEO)

Arifi: Presidentja duhet t’i shërbejë vendit dhe Kushtetutës (VIDEO)

Arifi: Presidentja duhet t’i shërbejë vendit dhe Kushtetutës, jo partisë politike (VIDEO)

Arifi: Presidentja duhet t’i shërbejë vendit dhe Kushtetutës, jo partisë politike (VIDEO)

Premier League rikthehet nën hijen e skandalit të Manchester Cityt

Premier League rikthehet nën hijen e skandalit të Manchester Cityt