Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Policia në shtetin Haryana, në veri të Indisë, ka përdorur topa uji për të shpërndarë aktivistët e partisë kryesore opozitare, Kongresit, të cilët po protestonin para zyrave të kompanisë Meta, transmeton klankosova.tv.

Sponsor 3M Express

Protesta u organizua pas akuzave se kompania që zotëron Facebook-un dhe Instagram-in po censuron zërat e opozitës dhe po kufizon përmbajtjet në interes të partisë në pushtet.

Sipas Reuters, aktivistët e forumit rinor të Kongresit kanë zhvilluar protesta të mëdha para zyrave të Meta-s, duke e akuzuar kompaninë për favorizim politik. Kjo çështje është shndërruar në një nga sfidat më të mëdha të Meta-s në Indi, tregu i saj më i madh për nga numri i përdoruesve.

Nga ana tjetër, Meta ka deklaruar se kufizimet e përmbajtjeve në Indi bëhen në përputhje me ligjet vendore. Kompania nuk ka komentuar publikisht protestat, por sipas burimeve të njohura me çështjen, në një takim me dyer të mbyllura me përfaqësuesit e Kongresit ka theksuar se mban qëndrim neutral ndaj të gjitha partive politike.

Lexo edhe

Dy punonjës të “Mjekëve pa Kufij” vriten në Gaza, organizata akuzon Izraelin për sulm ndaj klinikës

Dy punonjës të “Mjekëve pa Kufij” vriten në Gaza, organizata akuzon Izraelin për sulm ndaj klinikës

Taulant Seferi me urim emocionues për 28 Nëntorin

Taulant Seferi me urim emocionues për 28 Nëntorin

8 të lënduar në protestën e sotme, Ministria e Shëndetësisë: 1 efektiv policie, gazetarë dhe protestues

8 të lënduar në protestën e sotme, Ministria e Shëndetësisë: 1 efektiv policie, gazetarë dhe protestues