Policia e Kosovës dhe IRZ bashkëpunojnë për fuqizimin e mbrojtjes së viktimave

Policia e Kosovës dhe IRZ bashkëpunojnë për fuqizimin e mbrojtjes së viktimave

Policia e Kosovës dhe IRZ bashkëpunojnë për fuqizimin e mbrojtjes së viktimave

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, punëtoria është mbajtur më 13 dhe 14 tetor, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, mekanizmave për mbrojtjen e viktimave pranë Prokurorive Themelore në Prishtinë dhe Ferizaj, Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK).

Në cilësinë e ekspertëve, në këtë aktivitet kanë kontribuar Martin Uebele, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Landit të Saksonisë, dhe Dirk Peglow, Kryetar Federal i Shoqatës së Hetuesve Kriminalë Gjermanë.

Sponsor 3M Express

“Policia e Kosovës e vlerëson lartë bashkëpunimin në realizimin e kësaj punëtorie, si një kontribut i rëndësishëm në avancimin e standardeve profesionale dhe institucionale, duke promovuar një qasje të integruar, të koordinuar dhe të përqendruar në dinjitet, siguri dhe të drejtat e viktimave”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Policia ka theksuar se realizimi i kësaj punëtorie dëshmon përkushtimin për zhvillimin dhe promovimin e praktikave bashkëkohore policore.

“Realizimi i suksesshëm i kësaj punëtorie dëshmon përkushtimin e Policisë së Kosovës për të zhvilluar dhe promovuar praktika bashkëkohore policore, në përputhje me standardet evropiane, duke forcuar bashkëpunimin me partnerët strategjikë ndërkombëtarë dhe me institucionet vendore”, thuhet më tej në njoftim.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

U aludua se i prishi dasmën, çka thonë për Benitën pas dasmës Kushtrimi e Aurora?

U aludua se i prishi dasmën, çka thonë për Benitën pas dasmës Kushtrimi e Aurora?

Kamberi: VV-ja po e përqendron pushtetin rreth Kurtit, ndërsa po afrohet gjithnjë e më shumë me PDK-në

Kamberi: VV-ja po e përqendron pushtetin rreth Kurtit, ndërsa po afrohet gjithnjë e më shumë me PDK-në

Mision kërkim-shpëtimi në Ferizaj, ekipet e SHKKSH-së nisen në aksion

Mision kërkim-shpëtimi në Ferizaj, ekipet e SHKKSH-së nisen në aksion

Policia e Kosovës dhe IRZ bashkëpunojnë për fuqizimin e mbrojtjes së viktimave | Momenti