14 policë të lënduar nga protestat në Tiranë, 35 persona të shoqëruar

14 policë të lënduar nga protestat në Tiranë, 35 persona të shoqëruar

14 policë të lënduar nga protestat në Tiranë, 35 persona të shoqëruar

14 punonjës të Policisë së Shtetit janë lënduar si pasojë e sulmeve të regjistruara gjatë protestës në Tiranë, ndërsa deri më tani janë shoqëruar 35 persona.

Sponsor 3M Express

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Shtetit, e cila u ka bërë thirrje protestuesve të distancohen nga personat e dhunshëm dhe të maskuar.

Në reagimin e saj, policia kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj efektivëve dhe të akteve të shkatërrimit të pronës publike dhe private, duke theksuar se këto veprime nuk kanë lidhje me të drejtën për të protestuar.

Sipas policisë, shërbimet po vijojnë punën për identifikimin dhe shoqërimin e personave që kanë kryer akte dhune dhe janë maskuar gjatë tubimit.

“Distancohuni menjëherë dhe pa asnjë hezitim nga personat e dhunshëm e të maskuar! Mos i mbështesni dhe mos u bashkoheni atyre. Mos lejoni që tubimi të përdoret për të ushtruar dhunë, për të sulmuar punonjësit e Policisë dhe për të shkatërruar pronën publike e private. Rrezikimi i jetës së punonjësve të Policisë dhe të qytetarëve duhet të marrë fund menjëherë.

E drejta për të protestuar është e garantuar me ligj, por ajo nuk i jep askujt të drejtën të ushtrojë dhunë, të sulmojë punonjësit e Policisë apo të shkatërrojë pronën publike e private. Përgjegjësit për këto akte do të identifikohen dhe do të përballen me ligjin.

Shërbimet e Policisë po vijojnë identifikimin dhe shoqërimin e personave që kanë kryer akte dhune dhe që janë maskuar gjatë tubimit. Deri në këto momente, janë shoqëruar 35 shtetas”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Lexo edhe

Përshkallëzohet protesta në Tiranë, 14 policë të plagosur dhe 35 persona të shoqëruar

Përshkallëzohet protesta në Tiranë, 14 policë të plagosur dhe 35 persona të shoqëruar

“Pazar i ulët”, Haradinaj: S’duhej të negociohej projektligji për Specialen, ishte çështje kombëtare

“Pazar i ulët”, Haradinaj: S’duhej të negociohej projektligji për Specialen, ishte çështje kombëtare

U aludua se i prishi dasmën, çka thonë për Benitën pas dasmës Kushtrimi e Aurora?

U aludua se i prishi dasmën, çka thonë për Benitën pas dasmës Kushtrimi e Aurora?

14 policë të lënduar nga protestat në Tiranë, 35 persona të shoqëruar | Momenti