Analisti serb: Lëvizja Studentore do të qëndrojë në skenën politike të Serbisë për 40 vjet

Analisti serb: Lëvizja Studentore do të qëndrojë në skenën politike të Serbisë për 40 vjet

Analisti serb: Lëvizja Studentore do të qëndrojë në skenën politike të Serbisë për 40 vjet

Serbia, pas zgjedhjeve parlamentare të tetorit, do të ketë një elitë të re politike dhe jo vetëm një gjeneratë të re aktorësh politikë, të cilët do të qëndrojnë në skenën politike për 40 vjet, ka thënë analisti politik serb, Dushan Janjiq.

Sponsor 3M Express

Sipas tij, Lëvizja Studentore ka perspektivë afatgjatë dhe ai beson se do të vazhdojë të jetë aktive për 40 vjet.

Prandaj, sipas tij, nuk duhet pritur që kjo lëvizje të shpërbëhet shpejt, pavarësisht dallimeve ideologjike brenda saj.

“Ata do të qëndrojnë për 40 vjet. Bëhet fjalë për të rinj që tani janë nga 19 deri në 27 vjeç. Organizimi i tyre i brendshëm do të marrë formë gradualisht. Organizimi politik po largohet gjithnjë e më shumë nga partitë tradicionale drejt lëvizjeve dhe formave të tjera të tubimit qytetar. Kjo është epoka e lëvizjeve dhe ata do t’i përshtaten kësaj prirjeje”, tha Janjiq.

Duke folur për mundësinë që Lista Studentore të ndahet me kalimin e kohës, për shkak të qëndrimeve të ndryshme ideologjike dhe politike, Janjiq vlerësoi se në këtë fazë nuk duhet pritur përçarje, por veprim i përbashkët politik.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Djali i shkakton dhunë psikologjike babait në Fushë Kosovë, 60-vjeçari shkon në Polici bashkë me renë

Djali i shkakton dhunë psikologjike babait në Fushë Kosovë, 60-vjeçari shkon në Polici bashkë me renë

U gjet e pajetë në një valixhe në Athinë, zbardhen detaje të reja për 24-vjeçaren

U gjet e pajetë në një valixhe në Athinë, zbardhen detaje të reja për 24-vjeçaren

I lani dhëmbët çdo ditë, por a po e bëni siç duhet? Dentisti zbulon gabimet e zakonshme

I lani dhëmbët çdo ditë, por a po e bëni siç duhet? Dentisti zbulon gabimet e zakonshme

Analisti serb: Lëvizja Studentore do të qëndrojë në skenën politike të Serbisë për 40 vjet | Momenti