Pochettino: Jam i përgatitur për kalimin e shpejtë nga SHBA-ja te United

Pochettino: Jam i përgatitur për kalimin e shpejtë nga SHBA-ja te United

Pochettino: Jam i përgatitur për kalimin e shpejtë nga SHBA-ja te United

Trajneri argjentinas do ta drejtojë për herë të fundit Përfaqësuesen amerikane të martën, përpara se t’i bashkohet Manchester United të mërkurën.

Pochettino kishte nënshkruar kontratë për ta drejtuar SHBA-në deri në Kampionatin Botëror të vitit 2030, por javën e kaluar arriti marrëveshje për të marrë drejtimin e gjigantit anglez.

Sponsor 3M Express

Ai do të ketë shumë pak kohë për t’u përgatitur me skuadrën e re, pasi Manchester United e pret një përballje e madhe me rivalin Liverpool, të dielën në stadiumin “Anfield”.

Vendimi i tij për të qëndruar me Përfaqësuesen amerikane edhe për ndeshjen ndaj Haitit ka nxitur kritika, por Pochettino nuk e sheh këtë si problem.

“Për mua nuk është e vështirë. Mendoj se jemi të përgatitur mirë për të kaluar shpejt nga një angazhim te tjetri, ashtu siç bëjnë futbollistët kur kalojnë nga kombëtarja te klubet. Pas një ndeshjeje ku nuk luan mirë, duhet të jesh sërish gati për ndeshjen e radhës”, ka thënë Pochettino.

Ai ka theksuar se për momentin mendjen e ka te ndeshja e SHBA-së kundër Haitit, ndërsa menjëherë pas saj do të përqendrohet plotësisht te aventura e re në Angli.

“Detyra jonë tani është të përqendrohemi këtu, në Cincinnati, për ndeshjen e nesërme kundër Haitit. Por, sapo të përfundojë ajo ndeshje, do të fillojmë të përqendrohemi 100 për qind te projekti ynë i ri”, ka deklaruar trajneri argjentinas.

Pochettino ka dërguar paraprakisht disa anëtarë të stafit të tij teknik në Manchester, në mënyrë që gjithçka të jetë gati për ardhjen e tij.

“Ky ishte plani që kur arritëm marrëveshjen me Manchester Unitedin dhe me Përfaqësuesen e SHBA-së. Ata po përgatitin gjithçka atje, sepse të mërkurën, kur të mbërrijmë, puna do të vazhdojë pa ndërprerje”, ka shtuar ai.

Manchester United po kalon një periudhë të vështirë dhe synon të largohet nga zona e rënies nga liga. Pochettino pritet të ketë detyrën e vështirë për ta rikthyer klubin anglez në rrugën e rezultateve pozitive.

Gjatë periudhës në krye të SHBA-së, argjentinasi e udhëhoqi këtë përfaqësuese deri në finalen e Gold Cup-it 2025, ku humbi nga Meksika, si dhe në fazën e 1/8 së finales të Kampionatit Botëror të vitit 2026, të organizuar në shtëpi.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Nën reshjet e shiut në Dublin, “Dardanët” kryejnë stërvitjen e fundit: Misioni – fitorja për vendin e dytë

Nën reshjet e shiut në Dublin, “Dardanët” kryejnë stërvitjen e fundit: Misioni – fitorja për vendin e dytë

Rroni për Norën: I kam premtuar që do ta presë jashtë

Rroni për Norën: I kam premtuar që do ta presë jashtë

Mehmetaj e pyet Berishajn për pagesat nga GEN-I, ambasadori: Nuk po ju kuptoj

Mehmetaj e pyet Berishajn për pagesat nga GEN-I, ambasadori: Nuk po ju kuptoj