Kushner: Kemi shënuar përparim, por marrëveshja përfundimtare do të kërkojë “vendime të vështira”

Kushner: Kemi shënuar përparim, por marrëveshja përfundimtare do të kërkojë “vendime të vështira”

Kushner: Kemi shënuar përparim, por marrëveshja përfundimtare do të kërkojë “vendime të vështira”

I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, ka deklaruar se është shënuar përparim drejt arritjes së një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës, megjithëse ende mbeten sfida të rëndësishme.

Sponsor 3M Express

Kushner bëri të ditur se ai dhe negociatori tjetër amerikan, Steve Witkoff, kishin zhvilluar më herët një bisedë me Yuri Ushakovin, këshilltar të Kremlinit.

Ata gjithashtu kishin zhvilluar një telefonatë me përfaqësues të Ukrainës dhe partnerëve evropianë, transmeton Telegrafi.

“Po shënojmë përparim, në koordinim të ngushtë me Rusinë, Ukrainën dhe Evropën, drejt një rezultati që mund t’i japë fund kësaj lufte, të forcojë sigurinë evropiane dhe të krijojë bazat për një paqe të qëndrueshme”, deklaroi Kushner.

Megjithatë, ai paralajmëroi se ende ekzistojnë pengesa të rëndësishme dhe se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare do të kërkojë kompromise të vështira.

“Sfida të rëndësishme mbeten dhe një marrëveshje përfundimtare do të kërkojë vendime të vështira”, theksoi ai.

Kushner e publikoi deklaratën e plotë në rrjetin social X. /Telegrafi/

Lexo edhe

Nën reshjet e shiut në Dublin, “Dardanët” kryejnë stërvitjen e fundit: Misioni – fitorja për vendin e dytë

Nën reshjet e shiut në Dublin, “Dardanët” kryejnë stërvitjen e fundit: Misioni – fitorja për vendin e dytë

Rroni për Norën: I kam premtuar që do ta presë jashtë

Rroni për Norën: I kam premtuar që do ta presë jashtë

Mehmetaj e pyet Berishajn për pagesat nga GEN-I, ambasadori: Nuk po ju kuptoj

Mehmetaj e pyet Berishajn për pagesat nga GEN-I, ambasadori: Nuk po ju kuptoj