Pllana pret në takim lamtumirës oficerin amerikan Miguel Cisneros pas përfundimit të misionit në kampin Bondsteel

Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nënkolonel Faton Pllana, priti në një takim lamtumirës Nënkolonel Miguel Cisneros, Oficer Ekzekutiv i Grupit të Mbështetjes së Zonës – Ballkani, të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me shërbim në Kampin Bondsteel, në Sojevë të Ferizajt.

Sponsor 3M Express

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se takimi u zhvillua në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për bashkëpunimin e deritanishëm, me rastin e përfundimit të misionit të Nënkolonel Cisneros në Kosovë.

“Me këtë rast, Nënkolonel Pllana shprehu vlerësimin për bashkëpunimin dhe kontributin e tij, duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme. Policia Rajonale e Ferizajt vlerëson lart bashkëpunimin me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partneritetin e vazhdueshëm në funksion të sigurisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lexo edhe

‘‘Nga furgoni dolën 4 persona, me goditën dhe tentuan të më fusin brenda’’, Elton Tozaj rrëfen ngjarjen si e sulmuan

‘‘Nga furgoni dolën 4 persona, me goditën dhe tentuan të më fusin brenda’’, Elton Tozaj rrëfen ngjarjen si e sulmuan

Gjoba për 43 shoferë kamionësh në Shkup, policia me kontrolle të shtuara në trafik

Gjoba për 43 shoferë kamionësh në Shkup, policia me kontrolle të shtuara në trafik

Franco Foda publikon listën për ndeshjet me Izraelin dhe Irlandën, tre futbollistë ftohen për herë të parë

Franco Foda publikon listën për ndeshjet me Izraelin dhe Irlandën, tre futbollistë ftohen për herë të parë

Pllana pret në takim lamtumirës oficerin amerikan Miguel Cisneros pas përfundimit të misionit në kampin Bondsteel | Momenti