Picula: Pesë shtete të BE-së po e mbajnë peng aplikimin e Kosovës

Picula: Pesë shtete të BE-së po e mbajnë peng aplikimin e Kosovës

Picula: Pesë shtete të BE-së po e mbajnë peng aplikimin e Kosovës

Katër vjet pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, procesi ende nuk ka marrë përgjigje nga institucionet evropiane. Eurodeputeti Tonino Picula, në një intervistë për RTK-në, ka kritikuar Këshillin e BE-së për moskërkimin e opinionit nga Komisioni Evropian, duke vlerësuar se mosnjohja e Kosovës nga pesë shtete anëtare nuk duhet ta pengojë këtë proces.

Sponsor 3M Express

Picula ka bërë të ditur se Komisioni Evropian është shprehur disa herë i gatshëm për ta përgatitur opinionin, por pret që Këshilli i BE-së ta kërkojë atë, ku vendimet merren me konsensus. Sipas tij, kjo bën që në praktikë aplikimi i Kosovës të mbahet peng kryesisht nga pesë shtetet anëtare që nuk e njohin pavarësinë e saj, transmeton Sinjali.

Eurodeputeti ka vlerësuar se Këshilli po gabon duke e trajtuar kërkesën për opinion sikur të ishte vendim për njohje, pasi bëhet fjalë për një vlerësim ekspertësh mbi gjendjen e vendit, të cilin Kosova meriton ta dëgjojë, përfshirë edhe pjesët e pakëndshme.

Megjithatë, Picula ka nënvizuar se edhe institucionet e Kosovës mbajnë përgjegjësi për ngadalësimin e rrugëtimit evropian, duke thënë se veprimet e njëanshme në veri dhe vonesat në dialogun me Beogradin u kanë ofruar shteteve skeptike argumente për shtyrjen e shqyrtimit të aplikimit. Ai ka kërkuar nga Prishtina që të përshpejtojë reformat, të shmangë veprimet e njëanshme, të avancojë dialogun me Serbinë dhe të shfrytëzojë mundësitë e Planit të Rritjes të BE-së.

Sa u përket zhvillimeve të mundshme gjatë vitit 2027, Picula ka thënë se një qasje më konstruktive nga Serbia dhe rikthimi në dialog mund të hapin rrugë për përparim, por ka paralajmëruar se ndryshimet politike nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht edhe ndryshim të qëndrimit ndaj Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

BE nis zbatimin e standardit të ri “Euro 7”- Veturat do të kontrollohen edhe për ndotjen nga gomat dhe frenat

BE nis zbatimin e standardit të ri “Euro 7”- Veturat do të kontrollohen edhe për ndotjen nga gomat dhe frenat

Konservatorët drejt fitores në Spanjë

Konservatorët drejt fitores në Spanjë

“Kryeministri me jo më shumë se dy mandate dhe lista të hapura”, Sindikata e Universiteteve: 15 propozime për reformën zgjedhore

“Kryeministri me jo më shumë se dy mandate dhe lista të hapura”, Sindikata e Universiteteve: 15 propozime për reformën zgjedhore