Përplasjet tektonike gjeopolitike për përcaktimin e rendit të ri botëror dhe ndikimi në Bririn Juglindor të Evropës

Përplasjet tektonike gjeopolitike për përcaktimin e rendit të ri botëror dhe ndikimi në Bririn Juglindor të Evropës

Përplasjet tektonike gjeopolitike për përcaktimin e rendit të ri botëror dhe ndikimi në Bririn Juglindor të Evropës

Shkruan: Albert Prenkaj

Sponsor 3M Express

Protestat e dhunshme në qendrat e mëdha të Evropës, me ndërhyrje të fuqishme ideologjike të së majtës në emër të “revolucionit”, synojnë përmbysjen e sistemeve politike në emër të të drejtave sociale. Në këtë kuadër shfaqen edhe retorika akademike mbi revolucionin, socializmin dhe marksizmin, lirinë dhe progresin moral, të cilat përkrahin dhe nxisin doktrinat e konsoliduara të së majtës, natyrisht, jo ato që nuk përputhen me këtë ideologji.

Kuadri veprues i “revolucionit” në Evropë përbëhet nga grupe të ndryshme interesi, duke përfshirë studentët, të cilët ngrenë tema socioakademike dhe i shndërrojnë ato në kërkesa politike, si dhe grupet shoqërore të udhëhequra nga bindje dogmatike e kulturore, të cilat veprojnë në emër të ndryshimit ose të imponimit të vlerave civilizuese.

E gjithë kjo ndërsyerje, e cila fillimisht krijon përshtypjen e Revolucionit të Bastijës të vitit 1789, të Revolucionit Bolshevik të vitit 1917 apo të revolucioneve pas Luftës së Dytë Botërore, përfshirë lëvizjet antikolonialiste dhe proceset e dekolonizimit, mund të rezultojë me rritjen e ndjenjave konservatore në Evropë dhe, si pasojë, me ardhjen në pushtet të qeverive të ekstremit të djathtë. Duket se ky mund të jetë skenari dhe epilogu i së ardhmes së Evropës.

Kaosi?

Situata kaotike në të cilën gjendet Shqipëria në këtë moment rrezikon ta riizolojë atë, kësaj radhe si rezultat i një “revolucioni” të kontrolluar nga llozha, i cili ka nxjerrë në pah pakënaqësitë dhe qëllimet sociale e politike, si dhe prirjet dogmatike në fushën e vlerave civilizuese.

A është në rrezik serioz kauza evropiane e Shqipërisë? Kujt i leverdis kjo?

Ndërkohë, nuk duhet lënë pa përmendur edhe produktet politike të demonstrimeve dyvjeçare në Serbi, të cilat për një kohë të gjatë nuk identifikoheshin me një udhëheqje të qartë organizative, por që tashmë janë përfshirë në procesin zgjedhor me synimin për të kërkuar pushtetin. Rezultati zgjedhor do të përcaktojë shumëçka në atë vend.

Kosova, e pacifikuar pas ujdisë për nxjerrjen e ligjit për Dhomat e Posaçme dhe të konsensusit politik për zgjedhjen e Presidentes, e angazhuar në hartimin e një strategjie të përbashkët veprimi për realizimin e kauzës së dakorduar, po e përcjell disi me shpotitje dramën evropiane.

Deklaratat e zëvendëspresidentit të SHBA-së, J. D. Vance, dhe ato të bëra disa ditë më parë nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio, për ruajtjen e sistemit të vlerave perëndimore, flasin qartë për përkrahjen e shteteve kombëtare në Evropë, por jo edhe për mbështetjen e Bashkimit Evropian si një konkurrent i drejtpërdrejtë ekonomik.

Në këtë kontekst ideologjik, civilizues dhe gjeopolitik duhen vështruar trazirat në Evropë, në Shqipëri dhe në Bririn Juglindor të Evropës, si dhe orientimi strategjik shtetëror i Kosovës dhe doktrina e saj shtetërore dhe nacionale.

Në një të ardhme jo të largët historia mund të dëshmoj që pjesa e paintegruar e kësaj gjrografie të Evropës mund të mbetet nën hegjemoninë e imponuar ekonomike, të sigurisë dhe politike, të një subjekti rajonal të cilës mund t’i besohet Rajoni.

Lexo edhe

Dy zjarre brenda 35 minutave në Klinë, Policia identifikon përgjegjësit – gjobiten me nga 500 euro

Dy zjarre brenda 35 minutave në Klinë, Policia identifikon përgjegjësit – gjobiten me nga 500 euro

Një protestues vdes gjatë trazirave në Francë,  qindra të plagosur

Një protestues vdes gjatë trazirave në Francë, qindra të plagosur

Protestuesit i vënë flakën derës së Ministrisë së Brendshme së Shqipërisë

Protestuesit i vënë flakën derës së Ministrisë së Brendshme së Shqipërisë

Përplasjet tektonike gjeopolitike për përcaktimin e rendit të ri botëror dhe ndikimi në Bririn Juglindor të Evropës | Momenti