Përditësohen të dhënat: 28 të lënduar në Tiranë

Përditësohen të dhënat: 28 të lënduar në Tiranë

Përditësohen të dhënat: 28 të lënduar në Tiranë

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka përditësuar informacionin për personat e lënduar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke bërë me dije se vetëm gjatë ditës së sotme, në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë ndihmë mjekësore 23 persona.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, mes të lënduarve janë 17 efektivë policie, një protestues i mitur, një përfaqësuese e medias dhe katër kalimtarë, shkruan A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.

Aktualisht, në urgjencën e Spitalit të Traumës po merr trajtim një efektiv policie, ndërsa përfaqësuesja e medias është shtruar për ekzaminime të mëtejshme. Gjendja e saj shëndetësore raportohet e mirë.

Ndërkohë, nga 13 tetori e deri më tani, 14 persona vijojnë të jenë të shtruar në spital dhe të marrin mjekim.

Bëhet fjalë për pesë efektivë policie, katër protestues, katër kalimtarë dhe një përfaqësuese të medias.

Lexo edhe

Thirrje nga SHBA-ja kundër dhunës në Shqipëri

Thirrje nga SHBA-ja kundër dhunës në Shqipëri

Mirlind Daku nuk ndalet, shënon supergol ndaj ish-klubit dhe nuk feston

Mirlind Daku nuk ndalet, shënon supergol ndaj ish-klubit dhe nuk feston

Inspektorati i Mjedisit ndalon punimet e një kompanie, shqipton tri gjoba

Inspektorati i Mjedisit ndalon punimet e një kompanie, shqipton tri gjoba

Përditësohen të dhënat: 28 të lënduar në Tiranë | Momenti