Pas vendimit kundër Cityt, rivalët e Ligës Premier kërkojnë “hakmarrje” ligjore

Pas vendimit kundër Cityt, rivalët e Ligës Premier kërkojnë “hakmarrje” ligjore

Pas vendimit kundër Cityt, rivalët e Ligës Premier kërkojnë “hakmarrje” ligjore

Klubet rivale të Manchester City po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve të ashpra ligjore, pasi klubi anglez u shpall fajtor për shkelje financiare, ka raportuar gazetari i njohur David Ornstein.

Sponsor 3M Express

Sipas Ornstein, disa prej klubeve të Ligës Premier ndihen të dëmtuara drejtpërdrejt nga përfitimi financiar që City dyshohet se ka pasur ndër vite dhe tashmë kërkojnë pasoja të rënda ndaj klubit.

“Shumë prej klubeve janë jashtëzakonisht të zemëruara, sepse ndihen se kanë qenë viktima. Ata duan dëmshpërblim, hakmarrje, përmes veprimeve të mundshme ligjore”, deklaroi Ornstein për “Viaplay Fotball”.

Drejtuesit e klubeve rivale besojnë se avantazhi i padrejtë financiar i Manchester Cityt ka ndikuar në konkurrencën në futbollin anglez për një periudhë të gjatë.

Për këtë arsye, klubet po koordinojnë hapat e ardhshëm, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e kërkesave për kompensim financiar dhe ankesave formale.

Ndërkohë, Manchester City aktualisht kryeson tabelën e Ligës Premier, pasi ka fituar pesë ndeshjet e para të sezonit 2026/27 nën drejtimin e trajnerit Enzo Maresca. /Telegrafi/

Lexo edhe

Mourinho thumbon Man Cityn: Ndoshta do të jem 80 vjeç kur të vijë dënimi

Mourinho thumbon Man Cityn: Ndoshta do të jem 80 vjeç kur të vijë dënimi

EUROPOL godet rrjetin ballkanik të drogës, pothuajse 50 të arrestuar

EUROPOL godet rrjetin ballkanik të drogës, pothuajse 50 të arrestuar

12-vjeçarja humb jetën pasi piu një ‘milkshake’ nga blenderi i palarë

12-vjeçarja humb jetën pasi piu një ‘milkshake’ nga blenderi i palarë

Pas vendimit kundër Cityt, rivalët e Ligës Premier kërkojnë “hakmarrje” ligjore | Momenti