Pas mbi dy vjetësh, Kosova rikthehet në lobim në SHBA me kontratë 600 mijë dollarëshe

Pas mbi dy vjetësh, Kosova rikthehet në lobim në SHBA me kontratë 600 mijë dollarëshe

Pas mbi dy vjetësh, Kosova rikthehet në lobim në SHBA me kontratë 600 mijë dollarëshe

Kosova i është rikthyer lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas më shumë se dy vjetësh pa pasur kontratë aktive me ndonjë kompani lobuese në Uashington. Për këtë qëllim, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka angazhuar kompaninë amerikane “Ballard Partners”, me një marrëveshje njëvjeçare në vlerë prej 600 mijë dollarësh.

Sponsor 3M Express

Sipas marrëveshjes, e cila parasheh pagesën prej 50 mijë dollarësh në muaj, kompania amerikane do të paguhet në këste tremujore, nga 150 mijë dollarë secili.

Kontrata ndërmjet Kosovës dhe “Ballard Partners” ka hyrë në fuqi më 15 nëntor 2026, ndërsa është regjistruar dy ditë më herët në Departamentin amerikan të Drejtësisë, në përputhje me kërkesat e Aktit për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj (FARA).

Sipas dokumentit të publikuar në regjistrin e Departamentit amerikan të Drejtësisë, për të cilin ka raportuar fillimisht Radio Evropa e Lirë, kompania do të përfitojë gjithsej 600 mijë dollarë nga buxheti i Kosovës gjatë periudhës njëvjeçare të kontratës.

Fushëveprimi i marrëveshjes përfshin aktivitete lobuese, komunikim me zyrtarë amerikanë, hartim dhe shpërndarje të materialeve informuese, si dhe identifikim të mundësive për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Po ashtu, sipas dokumentit, “Ballard Partners” do të ofrojë këshillim strategjik dhe shërbime për marrëdhënie me institucionet qeveritare amerikane lidhur me çështje gjeopolitike.

Megjithatë, në marrëveshje nuk specifikohet se cilat çështje politike do të jenë në fokus të aktiviteteve lobuese dhe as cilat objektiva konkrete synon Kosova t’i arrijë përmes këtij angazhimi.

Kontrata do të jetë në fuqi deri më 14 nëntor 2027.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Maqedonia e Veriut thotë se ka parandaluar një sulm të lidhur me Iranin

Maqedonia e Veriut thotë se ka parandaluar një sulm të lidhur me Iranin

Gërvalla: Për dhunën nuk ka justifikim, mos heshtni përballë saj

Gërvalla: Për dhunën nuk ka justifikim, mos heshtni përballë saj

Janevska: Prej vitit të ardhshëm, shujta studentore me vauçerë

Janevska: Prej vitit të ardhshëm, shujta studentore me vauçerë