Pas largimit të Huang, drejtimin e Nvidia e merr një grua – kush është ajo?

Pas largimit të Huang, drejtimin e Nvidia e merr një grua – kush është ajo?

Pas largimit të Huang, drejtimin e Nvidia e merr një grua – kush është ajo?

Pas 33 vjetësh nën drejtimin e Jensen Huang, gjiganti i Al, Nvidia ka një drejtuese të re.

Sponsor 3M Express

Colette Kress është emëruar drejtoreshë ekzekutive e përkohshme, pas dorëheqjes së bashkëthemeluesit të kompanisë.

Kress, e cila iu bashkua Nvidia-s në shtator të vitit 2013, ka mbajtur postet e zëvendëspresidentes ekzekutive dhe drejtoreshës financiare, duke luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e kompanisë.

Para se t’i bashkohej Nvidia-s, ajo kishte punuar për afro 25 vjet në sektorin financiar të kompanive të mëdha teknologjike, përfshirë Microsoft dhe Cisco.

Sipas njoftimit zyrtar, Kress do të vazhdojë të mbajë edhe përgjegjësitë e saj aktuale, derisa bordi drejtues të përzgjedhë një drejtor të përhershëm ekzekutiv.

“Fuqia e Nvidia-s ka ardhur gjithmonë nga njerëzit e saj. Jam e përkushtuar të ndërtoj mbi themelet e jashtëzakonshme që Jensen krijoi gjatë 33 viteve të fundit”, deklaroi ajo.

Bordi i Nvidia-s ka nisur kërkimin për drejtuesin e ri, duke shqyrtuar kandidatë si brenda, ashtu edhe jashtë kompanisë.

Kress tani merr drejtimin e një prej kompanive më të rëndësishme në botën e Al, në një moment vendimtar për të ardhmen e saj. /Telegrafi/

Lexo edhe

Colette Kress merr drejtimin e Nvidia-s pas largimit të Jensen Huangut, emërohet drejtoreshë e përkohshme

Colette Kress merr drejtimin e Nvidia-s pas largimit të Jensen Huangut, emërohet drejtoreshë e përkohshme

Lajm i madh për Medon Berishën, mesfushori shqiptar rikthehet pas një periudhe të gjatë

Lajm i madh për Medon Berishën, mesfushori shqiptar rikthehet pas një periudhe të gjatë

Rama: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë në 2028

Rama: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë në 2028

Pas largimit të Huang, drejtimin e Nvidia e merr një grua – kush është ajo? | Momenti