Pas katër ditësh kërkimi, gjendet në Prishtinë 31-vjeçari i raportuar i zhdukur në Ferizaj

Pas katër ditësh kërkimi, gjendet në Prishtinë 31-vjeçari i raportuar i zhdukur në Ferizaj

Pas katër ditësh kërkimi, gjendet në Prishtinë 31-vjeçari i raportuar i zhdukur në Ferizaj

Një 31-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët në Ferizaj, është gjetur në Prishtinë pas katër ditësh kërkimi. Ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është kthyer në shtëpi.

Sipas njoftimit të Policisë, zhdukja e M. O. ishte raportuar më 11 nëntor në stacionin policor në Ferizaj, pasi familjarët kishin bërë të ditur se ai ishte larguar nga shtëpia një ditë më parë dhe nuk ishte kthyer.

Sponsor 3M Express

Pas kërkimeve, personi është gjetur më 15 nëntor, rreth orës 01:30, në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se për rastin janë informuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë atë.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Eriku edhe sot zgjohet i pari, nis ushtrimet dhe flet për rëndësinë e shëndetit mendor (VIDEO)

Eriku edhe sot zgjohet i pari, nis ushtrimet dhe flet për rëndësinë e shëndetit mendor (VIDEO)

Nga Uellsi e Kroacia te Gjermania e Belgjika, kë mund ta ketë kundërshtar Kosova në play-off të Ligës së Kombeve?

Nga Uellsi e Kroacia te Gjermania e Belgjika, kë mund ta ketë kundërshtar Kosova në play-off të Ligës së Kombeve?

Arrestohet në Australi shqiptari që u arratis gjatë funeralit të vëllait, u kap pas shtatë muajsh në arrati

Arrestohet në Australi shqiptari që u arratis gjatë funeralit të vëllait, u kap pas shtatë muajsh në arrati

Pas katër ditësh kërkimi, gjendet në Prishtinë 31-vjeçari i raportuar i zhdukur në Ferizaj | Momenti