Pas 36 vjetësh nga vrasja e Enver Hadrit në Bruksel, serbi Andrija Drashkoviq lirohet nga akuzat

Pas 36 vjetësh nga vrasja e Enver Hadrit në Bruksel, serbi Andrija Drashkoviq lirohet nga akuzat

Pas 36 vjetësh nga vrasja e Enver Hadrit në Bruksel, serbi Andrija Drashkoviq lirohet nga akuzat

Andrija Drashkoviq, 61-vjeçari serb i akuzuar për përfshirje në vrasjen e aktivistit shqiptar dhe veprimtarit të të drejtave të njeriut, Enver Hadri, është liruar nga akuzat nga drejtësia belge.

Sponsor 3M Express

Vendimi është marrë të mërkurën në mbrëmje, pas më shumë se dhjetë orësh deliberimi të jurisë, e cila ka vlerësuar se nuk ekzistojnë prova të mjaftueshme për të vërtetuar fajësinë e Drashkoviqit përtej dyshimit të arsyeshëm.

Megjithatë, juria ka konstatuar se vrasja e Enver Hadrit ishte organizuar me urdhër të shërbimeve sekrete të ish-Jugosllavisë, me ndihmën e një grupi kriminal nga Beogradi.

Drashkoviq akuzohej për përfshirje në organizimin dhe realizimin e atentatit ndaj veprimtarit shqiptar, mirëpo përfshirja e tij personale në këtë krim nuk është provuar përtej dyshimit të arsyeshëm.

Kush ishte Enver Hadri dhe pse u vra?

Enver Hadri ishte veprimtar politik shqiptar nga Kosova dhe aktivist i të drejtave të njeriut, i cili jetonte në Bruksel që nga viti 1972.

Ai ishte angazhuar në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës nga autoritetet serbe dhe jugosllave.

Hadri u vra më 25 shkurt 1990, në komunën Saint-Gilles të Brukselit.

Në kohën e vrasjes, ai kishte me vete dokumentacion mbi shqiptarët e vrarë gjatë demonstratave në Kosovë, përfshirë një listë me emrat e 32 personave, të cilën planifikonte t’ia dorëzonte Komisionit për të Drejtat e Njeriut të Parlamentit Evropian.

Edhe pas 36 vjetësh nga atentati, drejtësia belge ka konstatuar se pas vrasjes së veprimtarit shqiptar qëndronin shërbimet sekrete të ish-Jugosllavisë, por nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për përgjegjësinë penale individuale të Drashkoviqit.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Presidentja në kremtimin e Ditës së Falënderimeve në Bondsteel: Mirënjohje e përhershme për miqësinë dhe mbështetjen amerikane

Presidentja në kremtimin e Ditës së Falënderimeve në Bondsteel: Mirënjohje e përhershme për miqësinë dhe mbështetjen amerikane

Hungari, miratohet ligji sipas të cilit politikanët dhe zyrtarët shtetëror i’u ndalohet përfshirja në organizata sportive

Hungari, miratohet ligji sipas të cilit politikanët dhe zyrtarët shtetëror i’u ndalohet përfshirja në organizata sportive

Marta Kos arrin në Tiranë, pritet nga Rama

Marta Kos arrin në Tiranë, pritet nga Rama