Sistemi i përditësuar ofron të dhëna më të hollësishme për borën dhe rrezikun nga ortekët, si dhe parashikim edhe për pasnesër.

Instituti zviceran për Studimin e Borës dhe Ortekëve (SLF) ka përditësuar buletinin e paralajmërimeve për sezonin dimëror 2026/2027, duke ofruar informacion më të detajuar për secilin nga 149 rajonet e paralajmërimit në vend.
Përdoruesit mund të zgjedhin rajonin që u intereson dhe të shohin të dhëna për rrezikun nga ortekët, gjendjen e shtresës së borës dhe motin, transmeton Telegrafi.
Harta e përditësuar lejon zmadhimin e zonave dhe tregon më qartë lartësitë dhe orientimin e shpateve ku paraqiten rreziqe të veçanta.
Një tjetër risi është parashikimi edhe për pasnesër, i cili u jep adhuruesve të sporteve dimërore më shumë informacion për planifikimin e daljeve në male.
Sipas SLF-së, të dhënat më të hollësishme u shërbejnë edhe autoriteteve lokale që vlerësojnë nevojën për mbylljen e rrugëve ose linjave hekurudhore të rrezikuara nga ortekët./Telegrafi/





