Papa Leo u largua nga spitali në Romë të shtunën pasdite dhe u kthye në Vatikan, katër ditë pas një operacioni për kancerin e mushkërive.

71-vjeçari eci pa ndihmë drejt makinës që e priste, duke përshëndetur njerëzit e mbledhur jashtë spitalit “Gemelli” në Romë. Ai ndaloi për të folur me një vajzë 13-vjeçare të quajtur Varvara, nga Ukraina, e cila ndodhet në Itali për trajtim kundër kancerit, transmeton Klankosova.tv.
Ai u fotografua duke buzëqeshur dhe duke përshëndetur nga dritarja e hapur, derisa automjeti i tij largohej nga spitali. Ai përshëndeti sërish turmën teksa po kthehej në Vatikan, por nuk foli me askënd aty përpara se të hynte sërish në shtetin më të vogël në botë.
Mjekët e tij kishin deklaruar më herët gjatë së shtunës se gjendja e tij ishte mjaft e mirë për t’u kthyer në shtëpi – pasi kishin kryer analizat e fundit të gjakut dhe imazherinë e kraharorit – dhe se ai ishte në gjendje të kryente në mënyrë të pavarur aktivitetet e përditshme.
Sipas Reuters, mjekët e Papës kanë bërë të ditur se operacioni ka përfunduar me sukses dhe pa komplikime. Ata ende nuk kanë zbuluar përmasat e tumorit dhe as nëse sëmundja është përhapur në nyjat limfatike përreth, faktorë këta kyç për përcaktimin e prognozës. /Klankosova.tv




