Algoritmi në fushatë, Si i ‘fshehu’ Meta favorizimet në zgjedhjet e brazilit

Algoritmi në fushatë, Si i ‘fshehu’ Meta favorizimet në zgjedhjet e brazilit

Algoritmi në fushatë, Si i ‘fshehu’ Meta favorizimet në zgjedhjet e brazilit

Gjiganti teknologjik “Meta” ka hedhur poshtë akuzat se ka favorizuar kandidatin presidencial brazilian Flavio Bolsonaro, pasi gjykata urdhëroi kompaninë që ta trajtojë atë dhe presidentin aktual Luiz Inacio Lula da Silva në mënyrë të barabartë para balotazhit të 25 tetorit.

Sponsor 3M Express

Në një reagim zyrtar, kompania theksoi se problemet e shfaqura në llogaritë e presidentit Lula lidhen me defekte teknike globale, masa të sigurisë kundër mashtrimit dhe zbatim të rregulloreve, duke mohuar çdo ndërhyrje politike.

“Çdo sugjerim se Meta po favorizon njërën palë është i rremë”, thuhet në qëndrimin e kompanisë, raportojnë mediat e huaja, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, debati u nxit pas një hulumtimi të gazetës braziliane Folha de S.Paulo, e cila siguroi komunikime të brendshme ku punonjës të Metas pranonin se llogaritë e Lulas në Instagram kishin pësuar kufizime, ndërsa platforma rekomandonte profilin dhe kanalin e Bolsonaros në WhatsApp.

Shtabi elektoral i Lulas pretendoi se disa postimeve të tij iu bllokua opsioni i shpërndarjes, patën rënie drastike të audiencës dhe defekte në audio e ndërveprime. Për këtë arsye, ekipi i presidentit aktual paralajmëroi dërgimin e një ankese zyrtare në Organizatën e Shteteve Amerikane (OAS), me akuzën për manipulim të rrjeteve sociale gjatë procesit zgjedhor.

Nga ana tjetër, Meta argumentoi se incidentet ishin publike dhe kishin të bënin me defekte teknike globale në fillim të tetorit — përfshirë bllokimin e numërimit të shikimeve në Instagram Reels në mbi 100 vende dhe probleme në mjetet e krijimit të reklamave. Megjithatë, kompania nuk dha shpjegime konkrete se pse profili i Bolsonaros dhe kanali i tij në WhatsApp kishin përfituar rekomandime nga algoritmi.

Pas këtyre zhvillimeve, Gjykata e Lartë Zgjedhore e Brazilit urdhëroi Metan të mos kufizojë në mënyrë të pajustifikuar shtrirjen e përmbajtjeve politike të asnjërit kandidat. Vendimi përfshin po ashtu mjetin e inteligjencës artificiale, Meta AI, i cili duhet të shmangë çdoanshmërinë në pyetjet apo përmbajtjet që lidhen me zgjedhjet.

Përplasja vjen në një moment të tensionuar të fushatës, pas rezultatit befasues të Bolsonaros në raundin e parë, teksa administrata e Lulas po shtyn përpara rregulla më të ashpra ligjore ndaj platformave digjitale kundër dezinformimit.

Lexo edhe

Turqia planifikon rritje prej 229 për qind të fondeve për blerjen e armatimit më 2027

Turqia planifikon rritje prej 229 për qind të fondeve për blerjen e armatimit më 2027

Roma fiton ndaj Genoas dhe i afrohet Interit në vetëm dy pikë

Roma fiton ndaj Genoas dhe i afrohet Interit në vetëm dy pikë

Rita Ora tërheq vëmendjen në galanë bamirëse në Londër me veshjen ekstravagante

Rita Ora tërheq vëmendjen në galanë bamirëse në Londër me veshjen ekstravagante