Pamje të reja nga aksidenti në garat ilegale në Trudë, shtohen dyshimet se ‘Suat’-i u godit qëllimshëm nga ‘BMW’-ja

Pamje të reja nga aksidenti i ndodhur gjatë garave ilegale me vetura në Trudë të Prishtinës janë publikuar dhe shpërndarë në media.

Sponsor 3M Express

Në pamjet e publikuara shihet momenti i përplasjes mes dy veturave, ndërsa mënyra se si ndodh goditja ka nxitur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale.

Disa komentues kanë ngritur dyshime se vetura e njohur si “Suat” mund të jetë goditur qëllimshëm nga BMW-ja. Megjithatë, këto janë pretendime të komentuesve dhe deri më tani nuk përbëjnë një konstatim zyrtar për rrethanat e aksidentit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar më herët se në këtë aksident, përveç dëmeve materiale, një person ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore.

Aksidenti ka ndodhur gjatë garave ilegale me vetura, ndërsa pamjet e reja kanë shtuar diskutimet për mënyrën se si ndodhi përplasja.

Deri më tani, nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar se goditja ka qenë e qëllimshme. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Sunderland trondit Chelsean dhe merr fitore të rëndësishme

Sunderland trondit Chelsean dhe merr fitore të rëndësishme

Plagosje me armë gjatë ushtrimeve të FSK-së, rasti u mbajt i fshehtë? Sinjali siguron informacione nga brenda

Plagosje me armë gjatë ushtrimeve të FSK-së, rasti u mbajt i fshehtë? Sinjali siguron informacione nga brenda

Liverpooli u kthehet fitoreve, e çon Crystal Palace në fund të tabelës

Liverpooli u kthehet fitoreve, e çon Crystal Palace në fund të tabelës