Pakënaqësia me Specialen – Veteranët te BE, “Liria ka emër” letër PE-së (VIDEO)

Pakënaqësia me Specialen – Veteranët te BE, “Liria ka emër” letër PE-së (VIDEO)

Pakënaqësia me Specialen – Veteranët te BE, “Liria ka emër” letër PE-së (VIDEO)

Në gjashtëvjetorin e arrestimit dhe transferimit në Hagë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, organizatat e dala nga lufta kanë zhvilluar një aksion para selisë së Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Sponsor 3M Express

Me portretet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, përfaqësuesit e këtyre organizatave kanë shprehur pakënaqësinë ndaj procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke e cilësuar atë të padrejtë dhe duke kundërshtuar vendimin për dënimin e katër ish-krerëve me gjithsej 81 vjet burgim.

Kritika ndaj institucioneve të Kosovës pati edhe përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Xhavit Jashari. Ai tha se institucionet është dashur të kërkojnë nga Bashkimi Evropian dhe mekanizmat e tjerë evropianë rishqyrtimin e rezolutës mbi të cilën është ndërtuar procesi gjyqësor.

Pakënaqësinë ndaj procesit e shprehën edhe qytetarët, të cilët kundërshtuan mënyrën e zhvillimit të gjykimit në Hagë.

Ndërkohë, platforma “Liria ka Emër” iu drejtua anëtarëve të Parlamentit Evropian me një letër që përmban gjashtë kërkesa konkrete.

Përfaqësuesi i platformës, Ismail Tasholli, tha se ndër kërkesat është organizimi i një dëgjimi të posaçëm për shqetësimet lidhur me raportin dhe respektimin e të drejtave të të akuzuarve.

Letra iu dërgua institucioneve evropiane në shënim të gjashtëvjetorit të arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së.

Detajet mund t’i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:

Lexo edhe

Messi largohet, por askush nuk guxon ta marrë fanellën e tij – Argjentina lë bosh numrin 10

Messi largohet, por askush nuk guxon ta marrë fanellën e tij – Argjentina lë bosh numrin 10

Ekstradohen tre të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar

Ekstradohen tre të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar

Hajdutët godasin dyqanin në Zvicër, vjedhin 30 biçikleta elektrike me vlerë mbi 100 mijë franga

Hajdutët godasin dyqanin në Zvicër, vjedhin 30 biçikleta elektrike me vlerë mbi 100 mijë franga

Pakënaqësia me Specialen – Veteranët te BE, “Liria ka emër” letër PE-së (VIDEO) | Momenti