Argjentina merr vendim: Askush s’e mban numrin 10 këtë pushim ndërkombëtar

Argjentina merr vendim: Askush s’e mban numrin 10 këtë pushim ndërkombëtar

Argjentina merr vendim: Askush s’e mban numrin 10 këtë pushim ndërkombëtar

Kombëtarja e Argjentinës ka marrë një vendim të veçantë për fanellën me numrin 10, të cilën për shumë vite e ka bartur legjenda Lionel Messi.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimeve të mediumit argjentinas “TyC Sports”, askush nuk do ta mbajë këtë numër gjatë ndeshjeve miqësore të muajit nëntor, pasi stafi i përzgjedhësit Lionel Scaloni ka vendosur që fanella ikonike të mbetet e papërdorur.

Vendimi lidhet me të ardhmen ndërkombëtare të Messit dhe dëshirën për të mos ia dhënë menjëherë numrin një futbollisti tjetër.

Një pasardhës zyrtar pritet të përcaktohet në vitin e ardhshëm, kur të nisin kualifikimet e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2027, duke i dhënë kohë federatës për të marrë një vendim.

Në garë për ta trashëguar këtë fanellë është përfshirë edhe Nico Paz, mesfushori ofensiv i Comos, i cili ka lënë përshtypje me paraqitjet e tij si në klub, ashtu edhe në përfaqësuese.

Madje, bashkëlojtari i tij Valentin Barco e ka mbështetur publikisht Pazin për ta marrë këtë numër, duke vlerësuar talentin dhe paraqitjet e tij.

Megjithatë, ai nuk është kandidati i vetëm. Alexis Mac Allister i Liverpoolit, Enzo Fernandez i Chelseat dhe Franco Mastantuono i Real Madridit janë emra të tjerë që mund të marrin fanellën e famshme në të ardhmen.

Për momentin, numri 10 do të mbetet pa pronar, në pritje të futbollistit që do ta trashëgojë njërën prej fanellave më ikonike në historinë e futbollit argjentinas./Telegrafi/

Lexo edhe

Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së

Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së

Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së

Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së

Shqiponja tregon kur do të nisë lojën e saj në shtëpi (VIDEO)

Shqiponja tregon kur do të nisë lojën e saj në shtëpi (VIDEO)

Argjentina merr vendim: Askush s’e mban numrin 10 këtë pushim ndërkombëtar | Momenti