OVL-UÇK reagon pas vendimit të Speciales ndaj Thaçit dhe të tjerëve

OVL-UÇK reagon pas vendimit të Speciales ndaj Thaçit dhe të tjerëve

OVL-UÇK reagon pas vendimit të Speciales ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe të bashkëakuzuarve të tij.

Sponsor 3M Express

OVL-UÇK e ka cilësuar vendimin si të pritshëm, por të papranueshëm, duke shprehur kritika ndaj qasjes së Gjykatës Speciale.

“Vendimi i sotëm ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve ka qenë i pritshëm për ne, sepse tashmë e kemi kuptuar qartë qasjen dhe karakterin politik të kësaj Gjykate”, thuhet në reagimin e organizatës.

OVL-UÇK pretendon se Gjykata Speciale nuk po arrin të shkëputet nga ajo që organizata e konsideron agjendë politike, e cila, sipas saj, e ka shoqëruar këtë institucion që nga themelimi.

Më tej, organizata ka shprehur bindjen se kjo qasje, sipas saj, nuk i shërben drejtësisë së paanshme, por interesave të Serbisë dhe aleatëve të saj, të cilët, sipas reagimit, kanë synuar për vite me radhë njollosjen e luftës çlirimtare dhe historisë së Kosovës.

“UÇK-ja nuk mund të gjykohet përmes agjendave politike, ndërsa e vërteta e luftës sonë nuk mund të nëpërkëmbet me vendime gjyqësore”, thuhet tutje në reagim.

Në fund, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë të ditur se do të vazhdojë të kundërshtojë atë që e konsideron padrejtësi dhe çdo përpjekje për barazimin e luftës çlirimtare me projektin kriminal të Serbisë.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

“Boll ma me statusa o zoje, veproni!”, nipi i Hashim Thaçit i reagon Vlora Çitakut

“Boll ma me statusa o zoje, veproni!”, nipi i Hashim Thaçit i reagon Vlora Çitakut

Vendimi i Hagës: 41 muaj burgim për Thaçin, Smakajn e Fazliun, Kuçi 1 muaj me kusht – Kilaj i pafajshëm

Vendimi i Hagës: 41 muaj burgim për Thaçin, Smakajn e Fazliun, Kuçi 1 muaj me kusht – Kilaj i pafajshëm

Mesazh simbolik para Kuvendit: “Arlinda nuk jeton më, sepse ne dështuam ta mbrojmë”

Mesazh simbolik para Kuvendit: “Arlinda nuk jeton më, sepse ne dështuam ta mbrojmë”