Osmani: Arlinda Zekaj mbeti pa mbrojtje, pronari i lopës përfundoi në pranga

Osmani: Arlinda Zekaj mbeti pa mbrojtje, pronari i lopës përfundoi në pranga

Osmani: Arlinda Zekaj mbeti pa mbrojtje, pronari i lopës përfundoi në pranga

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka kritikuar institucionet për, siç ka thënë, trajtimin e rasteve që lidhen me sigurinë dhe drejtësinë, duke e vënë përballë rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt me arrestimin e fundit të pronarit të një lope që kulloste bar.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se institucionet e kanë lënë Arlinda Zekajn pa mbrojtje, ndërsa ka ironizuar reagimin e tyre në rastin e pronarit të lopës.

Sponsor 3M Express

“Kjo është logjika e tyre. Viktima pa mbrojtje. Lopa me pronar në pranga!”, ka shkruar Osmani.

Ajo e ka cilësuar këtë qasje si “logjikë mesjetare” dhe “drejtësi të përmbysur”, duke kritikuar institucionet për atë që e konsideron përparësi të mbrojtjes së kullotave ndaj mbrojtjes së jetës së njeriut.

“Kur institucionet dinë të mbrojnë kullotën nga lopa, por jo jetën e njeriut, kemi prekur fundin”, ka përfunduar Osmani.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Zelensky akuzon SpaceX-in për kufizimet në Starshield: Po rrezikohet siguria e Ukrainës

Zelensky akuzon SpaceX-in për kufizimet në Starshield: Po rrezikohet siguria e Ukrainës

Veldin Hoxha përjashtohet me të kuq, Kosova mbetet me një lojtar më pak ndaj Izraelit

Veldin Hoxha përjashtohet me të kuq, Kosova mbetet me një lojtar më pak ndaj Izraelit

Osmani: Arlindën e lanë në duart e vdekjes, pronarin e lopës që kullot bar e arrestojnë

Osmani: Arlindën e lanë në duart e vdekjes, pronarin e lopës që kullot bar e arrestojnë