​Studentët protestues bllokojnë rrugën te Zogu i Zi, disa tentojnë të heqin kangjellat e trotuareve

​Studentët protestues bllokojnë rrugën te Zogu i Zi, disa tentojnë të heqin kangjellat e trotuareve

​Studentët protestues bllokojnë rrugën te Zogu i Zi, disa tentojnë të heqin kangjellat e trotuareve

Protesta e thirrur nga studentët në Tiranë nisi fillimisht me bllokimin rrugës së Durrësit, në afërsi të Ministrisë së Arsimit, e më pas me marshim drejt Zogut të Zi.

Sponsor 3M Express

Qarkullimi në Zogun e Zi është bllokuar, teksa disa prej protestuesve kanë tentuar të heqin edhe kangjellat e trotuareve.

Në protestë ka të angazhuar forca të shumta policie, të cilat u kanë bërë thirrje protestuesve përmes megafonit që të lirojnë rrugën dhe të mos pengojnë lëvizjen e automjeteve.

Për mbarëvajtjen e protestës dhe garantimin e rendit e sigurisë, policia ka angazhuar rreth 700 efektivë në terren.

Gjatë tubimit studentët kanë përcjellë mesazhin “Ne nuk harrojmë”, duke vijuar protestën e tyre.

Lexo edhe

Protestuesit zhvendosen te Zogu i Zi, i vënë flakën një koshi dhe bllokojnë qarkullimin në Tiranë

Protestuesit zhvendosen te Zogu i Zi, i vënë flakën një koshi dhe bllokojnë qarkullimin në Tiranë

Ademi: Qeveria OBRM-PDUKM-VLEN ia hapi rrugën bankës serbe

Ademi: Qeveria OBRM-PDUKM-VLEN ia hapi rrugën bankës serbe

ShBA pezullon mijëra fluturime pas një problemi në sistemin e kontrollit ajror, çka dihet deri tash

ShBA pezullon mijëra fluturime pas një problemi në sistemin e kontrollit ajror, çka dihet deri tash