Autori i famshëm i librave për fëmijë, përmendet për gjeste të pahijshme

Autori i famshëm i librave për fëmijë, përmendet për gjeste të pahijshme

Autori i famshëm i librave për fëmijë, përmendet për gjeste të pahijshme

Dy grupe mediatike përmendën të martën komedianin britanik dhe autorin më të shitur të librave për fëmijë, David Walliams, si figurën e profilit të lartë që ishte përpjekur të parandalonte publikimin e akuzave për sjellje të pahijshme seksuale duke thënë se do të merrte jetën e tij nëse ato zbuloheshin, transmeton klankosova.tv

Sponsor 3M Express

Sipas Reuters, Walliams, dikur edhe pjesë e jurisë së shout të famshëm britanik “”Britain’s Got Talent”, e i cili ka shitur më shumë se 60 milionë libra, kishte kërkuar të bllokonte publikimin e akuzave ndaj tij, të cilat ai i mohon, kryesisht me arsyetimin se do të tentonte vetëvrasje nëse ato do t’i bëheshin publike.

Duke raportuar për hetimin të martën, “The Guardian” tha se shumë gra e kishin akuzuar Walliamsin se kishte abuzuar me “pushtetin dhe pozicionin e tij si një personazh i famshëm për t’i shfrytëzuar ato për qëllime seksuale kur ato ishin adoleshente ose gra të reja”.

Reuters ka thënë se nuk ka arritur t’i konfirmojë pretendimet në mënyrë të pavarur.

The Guardian raportoi se Walliams u kishte dërguar një letër personale gazetarëve që po zhvillonin hetimin, duke mohuar se kishte keqpërdorur pozitën e tij të pushtetit.

“E kuptoj se në disa raste jam sjellë pa menduar ndaj personave të tjerë me të cilët kam pasur marrëdhënie seksuale të rastësishme”, ka shkruar ai.

“Dhe, ndonëse pabarazia e pushtetit është e pashmangshme kur njëra palë është person i famshëm, keqpërdorimi i këtij pushteti është diçka krejt tjetër dhe këtë nuk e kam bërë kurrë”.

“Unë nuk jam grabitqar seksual”, ka shtuar ai.

Më 3 nëntor, Gjykata e Lartë në Londër e refuzoi kërkesën për urdhër ndalues të publikimit të materialeve, e cila ishte bazuar në argumentet lidhur me të drejtën e Walliamsit për jetë dhe të drejtën për të mos iu nënshtruar trajtimit çnjerëzor ose degradues. Megjithatë, gjykata nuk e kishte përmendur emrin e tij.

Redaktorët dhe avokatët e mediave kishin paralajmëruar se miratimi i një urdhri të tillë për këto arsye do të krijonte një precedent shqetësues për lirinë e shprehjes. Kërkesat e ngjashme për urdhra ndalues në të kaluarën përgjithësisht ishin bazuar në të drejtën e individëve për privatësi.

Pasi kaloi afati i 9 nëntorit, brenda të cilit Walliams mund të apelonte vendimin, grupet mediatike u lejuan ta publikonin hetimin e tyre.

Në maj, kur ishte kontaktuar për të dhënë një përgjigje para publikimit të pretendimeve, Walliams kishte “shfaqur dëshirën” për t’i dhënë fund jetës, ndërsa në korrik kishte tentuar ta bënte këtë, thanë avokatët e tij Gjykatës së Lartë në tetor.

Ata deklaruan se Walliams i mohonte akuzat, por se “turpi që buron nga traumat e thella të fëmijërisë dhe frika nga ‘gjykimi përmes mediave’”, në rast se hetimi publikohej, e bënin shumë të mundshme që ai t’i jepte fund jetës.

Në përmbledhjen e vendimit, Gjykata e Lartë tha se Walliams kishte “cenueshmëri serioze dhe afatgjatë psikiatrike, si dhe rrezik të shtuar për vetëvrasje”, pavarësisht publikimeve të planifikuara.

Gjykatësi Matthew Nicklin konstatoi në vendimin e tij se publikimi i pretendimeve do të përbënte rrezik për jetën e Walliamsit, por se vetëvrasja nuk ishte e pashmangshme. Ai tha se përgjegjësinë për mbrojtjen e Walliamsit e kishin marrë shërbimet e shëndetit mendor që po kujdeseshin për të, e jo gjykata.

Shtëpia botuese ndërpret bashkëpunimin me autorin bestseller

Walliams u bë i famshëm në televizionin britanik në fillim të viteve 2000, së bashku me partnerin e tij krijues Matt Lucas, përmes emisioneve të ndryshme, përfshirë serialin humoristik me skeçe “Little Britain”. Më pas, ai nisi karrierën si autor i librave për fëmijë, ndër të cilët janë “The Boy in the Dress” dhe “Gangsta Granny”.

Ai u bë gjithashtu pjesë e jurisë së spektaklit “Britain’s Got Talent”, por u largua në vitin 2022, pasi u publikuan disa komente që kishte bërë për garuesit gjatë emisionit. Më vonë, ai kërkoi falje për “komentet pa respekt” ndaj tyre.

Shtëpia botuese “HarperCollins UK” e ndërpreu bashkëpunimin me të në dhjetor të vitit 2025, pasi gazeta “Daily Telegraph” raportoi se kompania kishte hetuar pretendimet për ngacmim të disa punonjëseve të saj të reja.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe nën drejtimin e drejtorit të ri ekzekutiv, HarperCollins UK ka vendosur të mos botojë asnjë titull të ri të David Walliamsit”, kishte njoftuar shtëpia botuese në dhjetor.

Një zëdhënës i Walliamsit i kishte thënë BBC-së në atë kohë se ai i mohonte fuqishëm pretendimet për sjellje të papërshtatshme dhe se HarperCollins nuk e kishte njoftuar asnjëherë për këto akuza. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Daut Haradinaj: Nëse kisha qenë kryeministër nuk kisha lëshu babtuta, por isha alarmu për dimrin që po vjen

Daut Haradinaj: Nëse kisha qenë kryeministër nuk kisha lëshu babtuta, por isha alarmu për dimrin që po vjen

Daut Haradinaj: If I had been prime minister, I had not left the babtuta, but I was alarmed for the coming winter.

Daut Haradinaj: If I had been prime minister, I had not left the babtuta, but I was alarmed for the coming winter.

Posta e Kosovës shënoi 1,11 milionë euro fitim

Posta e Kosovës shënoi 1,11 milionë euro fitim