Objektet e naftës goditen në një sulm gjatë natës në Shën Petersburg

Objektet e naftës goditen në një sulm gjatë natës në Shën Petersburg

Objektet e naftës goditen në një sulm gjatë natës në Shën Petersburg

Të paktën një person ka humbur jetën në një sulm gjatë natës në Shën Petersburg, i cili goditi me sukses dy objekte të naftës në këtë qytet.

Sponsor 3M Express

Guvernatori i rajonit, Alexander Beglov, tha se po shuheshin zjarret në Terminalin e Naftës në Shën Petersburg dhe në depon e naftës Ruchyi, pas sulmit, nga i cili u lënduan të paktën pesë persona.

Kievi ende nuk ka komentuar sulmet. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi të shtunën në mëngjes se Rusia e kishte goditur sektorin energjetik të vendit të tij 76 herë që kur Donald Trump shpalli javën e kaluar një “armëpushim energjetik”, shkruan BBC, transmeton klankosova.tv.

Pas këtij njoftimi, Ukraina i kishte ndërprerë për tri ditë sulmet ndaj objekteve ruse të naftës, të cilat, sipas saj, synojnë të kufizojnë burimin kryesor të të ardhurave që Moska përdor për të financuar luftën. Ndërkohë, Kievi e akuzoi Rusinë se po vazhdonte sulmet.

Ukraina i rifilloi sulmet në fillim të kësaj jave, duke shkaktuar zemërimin e Trumpit, i cili bëri thirrje për një armëpushim, me qëllim lehtësimin e zbatimit të një marrëveshjeje që kishte arritur me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për furnizimin me naftë dizel.

Lexo edhe

Protestuesit hedhin gurë drejt selisë së PS-së

Protestuesit hedhin gurë drejt selisë së PS-së

Uzuni reagon për protestat në Shqipëri: “Policë, nderojeni uniformën tuaj! Dhuna është e papranueshme”

Uzuni reagon për protestat në Shqipëri: “Policë, nderojeni uniformën tuaj! Dhuna është e papranueshme”

Ndahet nga jeta ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Vehbi Shala

Ndahet nga jeta ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Vehbi Shala

Objektet e naftës goditen në një sulm gjatë natës në Shën Petersburg | Momenti