Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, në rend dite formimi i komisionit për anëtarët e Bordit të RTK-së

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër, të hënën, duke filluar nga ora 11:00, për të diskutuar çështje që lidhen me punën e Kuvendit dhe seancën e ardhshme plenare.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Kuvendit, në rend dite është propozimi i agjendës për seancën e radhës, si dhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Komisioni do të përzgjedhë kandidatët për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet joshumicë.

Gjatë mbledhjes pritet të shqyrtohet edhe propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Pjesë e rendit të ditës janë gjithashtu miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë, shqyrtimi i procesverbalit nga seanca e fundit plenare, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, në rend dite formimi i komisionit për anëtarët e Bordit të RTK-së appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Aksion i madh policor në Tiranë, sheshi para Kryeministrisë zbrazet brenda 10 minutash

Aksion i madh policor në Tiranë, sheshi para Kryeministrisë zbrazet brenda 10 minutash

Rama nderon Idriz Rrecajn: Nuk arritën ta zhduknin as veprën, as idealin, as emrin e tij

Rama nderon Idriz Rrecajn: Nuk arritën ta zhduknin as veprën, as idealin, as emrin e tij

Kaos në Itali, protestë e madhe kundër çmimeve

Kaos në Itali, protestë e madhe kundër çmimeve