Ndahet nga jeta ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Vehbi Shala

Ndahet nga jeta ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Vehbi Shala

Ndahet nga jeta ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Vehbi Shala

Vehbi Shala, veteran i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka ndërruar jetë.

Sponsor 3M Express

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij, të cilët përmes një njoftimi kanë shprehur dhimbjen për humbjen e tij, duke e kujtuar si një njeri të përkushtuar ndaj atdheut dhe familjes.

Në mesazhin e tyre, familjarët kanë theksuar se Vehbi Shala i shërbeu vendit me nder, dinjitet dhe përkushtim, si gjatë luftës së UÇK-së, ashtu edhe në shërbim të Policisë së Kosovës.

Ata e kanë përshkruar të ndjerin si njeri me vlera të larta njerëzore, zemërmirë, të respektuar dhe të dashur për të gjithë ata që e njohën.

“U prehsh në paqe, vëllai ynë! Kujtimi dhe vepra jote do të jetojnë përgjithmonë në zemrat tona”, thuhet në mesazhin e familjarëve.

Familja ka bërë të ditur se për kohën dhe vendin e varrimit do të njoftojë më vonë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndahet nga jeta ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Vehbi Shala appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Aksion i madh policor në Tiranë, sheshi para Kryeministrisë zbrazet brenda 10 minutash

Aksion i madh policor në Tiranë, sheshi para Kryeministrisë zbrazet brenda 10 minutash

Rama nderon Idriz Rrecajn: Nuk arritën ta zhduknin as veprën, as idealin, as emrin e tij

Rama nderon Idriz Rrecajn: Nuk arritën ta zhduknin as veprën, as idealin, as emrin e tij

Kaos në Itali, protestë e madhe kundër çmimeve

Kaos në Itali, protestë e madhe kundër çmimeve