Russell Brand mbahet i ndarë nga të burgosurit e tjerë, zbulohet arsyeja e masës së sigurisë

Russell Brand mbahet i ndarë nga të burgosurit e tjerë, zbulohet arsyeja e masës së sigurisë

Russell Brand mbahet i ndarë nga të burgosurit e tjerë, zbulohet arsyeja e masës së sigurisë

Aktori dhe ish-komediani britanik, Russell Brand, i dënuar me 10 vjet e gjashtë muaj burg për përdhunim dhe sulme seksuale, është vendosur në një njësi të veçantë të burgut HMP Wandsworth në Londër, i ndarë nga të burgosurit e tjerë.

Sponsor 3M Express

Sipas mediave britanike, vendimi për ta izoluar përkohësisht është marrë për arsye sigurie, pasi ekziston shqetësimi se ai mund të bëhet cak i sulmeve nga të burgosurit e tjerë për shkak të famës dhe veprave për të cilat është dënuar.

Brand aktualisht qëndron i vetëm në qeli, ndërsa stafi i burgut kontrollon rregullisht gjendjen e tij.

Russell

Megjithatë, kjo masë nuk nënkupton se ai do ta vuajë të gjithë dënimin në izolim, pasi kushtet e qëndrimit do të rivlerësohen në vazhdimësi.

Mediat kanë raportuar gjithashtu se të burgosurit e kanë pagëzuar me nofkën “Russell from the Block”, duke iu referuar njësisë ku është vendosur dhe këngës së njohur të Jennifer Lopez, “Jenny from the Block”.

Sipas raportimeve, pas mbërritjes në burg, ai ka kaluar procedurat e zakonshme të pranimit, ka dorëzuar rrobat personale, ka marrë uniformën e burgut dhe një paketë me gjërat bazë të higjienës.

Po ashtu, thuhet se i është lejuar një telefonatë e shkurtër.

Nuk dihet ende se sa gjatë do të qëndrojë në këtë burg, pasi raportohet se brenda disa javësh mund të transferohet në një institucion tjetër, varësisht nga vlerësimi i sigurisë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Hoti: Kurti mashtron veten dhe botën me deklaratat për uljen e pabarazisë në paga

Hoti: Kurti mashtron veten dhe botën me deklaratat për uljen e pabarazisë në paga

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë

Kosova U17 dhe U19 përballen sot me Belgjikën në kualifikimet për Evropian

Kosova U17 dhe U19 përballen sot me Belgjikën në kualifikimet për Evropian

Russell Brand mbahet i ndarë nga të burgosurit e tjerë, zbulohet arsyeja e masës së sigurisë | Momenti