Noel Fielding pretendon se kishte vetëm marrëdhënie profesionale me Russell Brand, rikthehen videot e tyre

Prezantuesi britanik, Noel Fielding, është përballur me kritika pasi janë rikthyer në qarkullim disa video të vjetra që tregojnë raportin e tij me Russell Brand, pavarësisht deklaratave të fundit se mes tyre kishte ekzistuar vetëm një marrëdhënie profesionale.

Sponsor 3M Express

Fielding, 53 vjeç, u shpreh i tronditur pas dënimit të Brand me dhjetë vjet e gjashtë muaj burg për përdhunim dhe sulme seksuale, duke theksuar se nuk kishte qenë në dijeni të veprimeve të tij.

Megjithatë, sipas Daily Mail, pamjet e rikthyera në vëmendje tregojnë dy komedianët duke bërë shaka me përmbajtje seksuale gjatë një emisioni radiofonik të vitit 2007, përfshirë komente të papërshtatshme lidhur me moshën e pëlqimit.

Në një tjetër intervistë televizive, Fielding kishte treguar se ai dhe Brand meditonin herë pas here së bashku gjatë pandemisë COVID-19, duke bërë shaka se e kishte të vështirë ta merrte seriozisht këtë aktivitet.

Pas reagimeve, prezantuesi i The Great British Bake Off kërkoi falje për komentet e tij të mëparshme, duke i cilësuar ato të papranueshme.

“Duke parë disa nga shakatë që bëra me të, u tmerrova. Ishin të tmerrshme dhe të papërshtatshme, dhe më vjen shumë keq për to”, deklaroi ai.

Fielding këmbënguli se bashkëpunimi i tyre në televizion, radio dhe aktivitete bamirësie kishte qenë profesional dhe se nuk kishte mbajtur kontakte me Brand prej shumë vitesh.

“Mendimet e mia janë me gratë, guximi i të cilave e çoi atë para drejtësisë”, shtoi ai.

Dy komedianët kishin bashkëpunuar në disa programe të njohura britanike gjatë viteve 2000 dhe 2010, ndërsa pamjet e vjetra janë rikthyer në vëmendje pas zhvillimeve të fundit gjyqësore që lidhen me Brand. /Telegrafi/

Lexo edhe

Austria e para, Irlanda do të përballet me Kosovën për pozitën e dytë

Austria e para, Irlanda do të përballet me Kosovën për pozitën e dytë

“Fëmijët tanë kanë nevojë të marrin frymë”, bashkëpartiakja i kërkon Vitisë sigurimin e terapisë Kaftrio

“Fëmijët tanë kanë nevojë të marrin frymë”, bashkëpartiakja i kërkon Vitisë sigurimin e terapisë Kaftrio

400 euro shkaktojnë përçarje mes dy familjarëve në Lipjan, rasti përfundon në polici

400 euro shkaktojnë përçarje mes dy familjarëve në Lipjan, rasti përfundon në polici

Noel Fielding pretendon se kishte vetëm marrëdhënie profesionale me Russell Brand, rikthehen videot e tyre | Momenti