Portugalia pëson debakël në shtëpi, Danimarka e mposht 4:1 në ndeshjen e parë pa Ronaldon

Portugalia pëson debakël në shtëpi, Danimarka e mposht 4:1 në ndeshjen e parë pa Ronaldon

Portugalia pëson debakël në shtëpi, Danimarka e mposht 4:1 në ndeshjen e parë pa Ronaldon

Portugalia ka pësuar një humbje të rëndë në shtëpi, duke u mposhtur me rezultat 4:1 nga Danimarka në Ligën A të Ligës së Kombeve.

Sponsor 3M Express

Kjo ishte ndeshja e parë e portugezëve që nga njoftimi i pensionimit të kapitenit legjendar, Cristiano Ronaldo. Para fillimit të takimit, Ronaldo u nderua në një ceremoni të veçantë, ndërsa të gjithë futbollistët e Portugalisë dolën në fushë me fanella me numrin 7.

Megjithatë, në fushën e lojës, mbrëmja ishte për t’u harruar për vendasit.

Pierre-Emile Hojbjerg kaloi Danimarkën në epërsi në minutën e 43-të, duke realizuar nga penalltia. Më pas, Rasmus Hojlund shënoi dy herë, në minutat 47 dhe 50, duke e çuar rezultatin në 3:0.

Fitoren e thellë të danezëve e vulosi mbrojtësi Joachim Andersen, me golin e realizuar në minutën e 75-të, ndërsa Bernardo Silva shënoi golin e vetëm për Portugalinë në minutat shtesë.

Pavarësisht humbjes, Portugalia vazhdon të kryesojë grupin me 12 pikë dhe i mjafton një barazim në ndeshjen e fundit ndaj Uellsit për ta ruajtur pozitën e parë.

Danimarka renditet e dyta me nëntë pikë, tri më shumë se Norvegjia, me të cilën do ta zhvillojë ndeshjen e fundit. Dy vendet e para të grupit kualifikohen në plejof të Ligës së Kombeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Dy të vdekur nga shpërthimi i një veture bombë në periferi të Damaskut

Dy të vdekur nga shpërthimi i një veture bombë në periferi të Damaskut

“No Ronaldo, No Party”: Portugalia nuk është si përpara

“No Ronaldo, No Party”: Portugalia nuk është si përpara

SpaceX shkruan historinë, raketa Starship kapet në ajër nga krahët gjigantë të “Mechazilla”

SpaceX shkruan historinë, raketa Starship kapet në ajër nga krahët gjigantë të “Mechazilla”

Portugalia pëson debakël në shtëpi, Danimarka e mposht 4:1 në ndeshjen e parë pa Ronaldon | Momenti