Njoftimi i fundit i Prokurorisë për rastin Geci-Mehmetaj, merren në pyetje të dy

Njoftimi i fundit i Prokurorisë për rastin Geci-Mehmetaj, merren në pyetje të dy

Njoftimi i fundit i Prokurorisë për rastin Geci-Mehmetaj, merren në pyetje të dy

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se, janë intervistuar ish-deputeti Gani Geci dhe gazetari Lirim Mehmetaj.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Prokurorisë, me urdhër të prokurorit kujdestar, Gani Geci është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kanosja”, nga neni 181 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas dyshimeve fillestare, Gani Geci dyshohet se e ka kanosur gazetarin Lirim Mehmetaj për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij.

“Në kuadër të veprimeve hetimore, janë intervistuar i dëmtuari L.M., dhe i dyshuari G.G. me qëllim të grumbullimit dhe mbledhjes së informatave relevante lidhur me rastin. Gjithashtu, Prokurori i çështjes ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave dhe sigurimit të provave relevante për zhvillimin e procedurës së mëtejshme”, thotë Prokuroria./Klankosova.tv

Lexo edhe

LEX | Nga aksioni i Krimeve Kibernetike në bankën e të akuzuarve – 372 mijë euro nën dyshimet për shpëlarje parash, dëshmon eksperti financiar

LEX | Nga aksioni i Krimeve Kibernetike në bankën e të akuzuarve – 372 mijë euro nën dyshimet për shpëlarje parash, dëshmon eksperti financiar

13 vjedhje dhe një rast i dhunës në familje brenda një jave në Ferizaj

13 vjedhje dhe një rast i dhunës në familje brenda një jave në Ferizaj

Ferizaj: 15 gjoba ndaj motoçiklistëve dhe pesë motoçikleta të konfiskuara

Ferizaj: 15 gjoba ndaj motoçiklistëve dhe pesë motoçikleta të konfiskuara

Njoftimi i fundit i Prokurorisë për rastin Geci-Mehmetaj, merren në pyetje të dy | Momenti