Një person gjobitet me 500 euro në Prizren pasi dogji mbeturinat në hapësirë të hapur

Një person gjobitet me 500 euro në Prizren pasi dogji mbeturinat në hapësirë të hapur
Një person është gjobitur me 500 euro nga Policia e Kosovës, pasi kishte djegur mbeturina në një hapësirë të hapur në lagjen Arbana të Prizrenit. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 6 tetor 2026, kur zyrtarët policorë të Stacionit Policor Prizren-Veri, gjatë patrullimit, kanë hasur personin duke djegur mbeturinat që i kishte mbledhur në fushë. […]

Një person është gjobitur me 500 euro nga Policia e Kosovës, pasi kishte djegur mbeturina në një hapësirë të hapur në lagjen Arbana të Prizrenit.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 6 tetor 2026, kur zyrtarët policorë të Stacionit Policor Prizren-Veri, gjatë patrullimit, kanë hasur personin duke djegur mbeturinat që i kishte mbledhur në fushë.

“Patrulla policore, duke u bazuar në ligjet në fuqi, ka gjobitur kundërvajtësin me 500 euro gjobë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka rikujtuar qytetarët se ndezja e zjarreve në hapësira të hapura paraqet rrezik për përhapjen e zjarrit dhe mund të rrezikojë pronën dhe qytetarët, ndërsa njëkohësisht shkakton ndotje të ambientit.

Sipas Policisë, edhe në rastet kur nga ndezja e zjarrit nuk dëmtohet prona apo nuk rrezikohen qytetarët, ky veprim konsiderohet kundërvajtje dhe ndaj personave përgjegjës do të ndërmerren masa në përputhje me ligjet në fuqi. /Telegrafi/

Lexo edhe

Modric zbulon dëshirën e tij për Ronaldon dhe flet për deklaratën e bujshme të portugezit

Modric zbulon dëshirën e tij për Ronaldon dhe flet për deklaratën e bujshme të portugezit

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Një person gjobitet me 500 euro në Prizren pasi dogji mbeturinat në hapësirë të hapur | Momenti