Një muaj paraburgim për tre të persona, nëna dyshohet se shfrytëzoi seksualisht vajzat e saj për para

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim për tre të pandehur, të dyshuar për vepra penale që lidhen me trafikimin me njerëz dhe shërbimet seksuale të viktimave të trafikimit.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Gjykatës, vendimi është marrë nga Departamenti për Krime të Rënda, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur.

Të dyshuarit, të identifikuar me inicialet E.B., M.C. dhe R.S., dyshohen për përfshirje në vepra penale që lidhen me shfrytëzimin seksual të dy të miturave.

E pandehura E.B. dyshohet për veprën penale të trafikimit me njerëz, ndërsa M.C. dhe R.S. për veprën penale të shërbimeve seksuale të viktimës së trafikimit.

Në arsyetimin e vendimit, Gjykata ka theksuar se ekziston rreziku që të pandehurit, nëse lihen në liri, të arratisen dhe t’i shmangen ndjekjes penale.

Sipas njoftimit, Gjykata ka vlerësuar gjithashtu se ekziston rreziku që të pandehurit të ndikojnë tek të dëmtuarat e mitura dhe të pengojnë zhvillimin e procedurës penale.

“Gjithashtu, ekzistojnë rrethana konkrete që tregojnë rrezikun real dhe të arsyeshëm të përsëritjes së veprave penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Më tej, në njoftim bëhet e ditur se e pandehura E.B. dyshohet se, duke keqpërdorur pozitën dhe autoritetin prindëror, ka mundësuar shfrytëzimin seksual të vajzave të saj të mitura në këmbim të parave apo përfitimeve të tjera materiale.

“Prandaj, Gjykata konsideron se masa e paraburgimit është e domosdoshme për të parandaluar rrezikun e arratisjes, ndikimin tek të dëmtuarat dhe përsëritjen e veprave penale”, thuhet tutje në komunikatë.

Paraburgimi është caktuar në kohëzgjatje prej një muaji për secilin nga tre të pandehurit.

Ndaj këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Apple po përgatit iPhone 20 Pro për 20-vjetorin, modeli special mund të prodhohet në numër të kufizuar

Apple po përgatit iPhone 20 Pro për 20-vjetorin, modeli special mund të prodhohet në numër të kufizuar

Një pacient nga Enti Special dërgohet pa shenja jete në QKMF në Shtime

Një pacient nga Enti Special dërgohet pa shenja jete në QKMF në Shtime

Jennifer Lopez dëshiron një rol në serialin “MobLand”, pranoi se është penduar që nuk luajti në hitin “Peaky Blinders”

Jennifer Lopez dëshiron një rol në serialin “MobLand”, pranoi se është penduar që nuk luajti në hitin “Peaky Blinders”