Një foshnjë rreth njëmuajshe është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj.

Rasti ka ndodhur të shtunën, kur foshnja e gjinisë femërore ishte dërguar në QKMF nga familjarët.
Sipas raportit policor, familjarët kanë deklaruar se foshnja kishte pasur probleme shëndetësore që nga lindja, transmeton Klankosova.tv.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.





