Një i vdekur dhe disa të lënduar pas incidentit në një slitë gjigante në ShBA

Një i vdekur dhe disa të lënduar pas incidentit në një slitë gjigante në ShBA

Një i vdekur dhe disa të lënduar pas incidentit në një slitë gjigante në ShBA

Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar pas një incidenti në një slitë gjigante në parkun argëtues “Six Flags Over Georgia”, në shtetin amerikan të Xhorxhias, rreth 24 kilometra nga Atlanta.

Sponsor 3M Express

Policia e kontesë Cobb ka nisur hetimet për rastin, ndërsa autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur shkakun e vdekjes.

Pamjet ajrore nga helikopterët e mediave treguan slitën “Goliath” të ndalur në mes të rrugës, ndërsa punonjësit po ndihmonin vizitorët të zbrisnin. Dëshmitarët kanë pretenduar se një burrë u hodh jashtë atraksionit gjatë lëvizjes, por këto dëshmi nuk janë konfirmuar nga BBC-ja, transmeton Klankosova.tv.

Përmes një deklarate, drejtuesit e parkut shprehën ngushëllimet për familjen e viktimës, duke bërë të ditur se stafi dhe autoritetet lokale reaguan menjëherë dhe po bashkëpunojnë në hetime.

Incidenti vjen disa javë pasi një tjetër park i kompanisë Six Flags në Kaliforninë jugore njoftoi mbylljen e slitës së njohur “X2”, pas pretendimeve të më shumë se 100 personave për dëmtime në tru të lidhura me përdorimin e saj. Kompania kishte deklaruar se atraksioni i kishte kaluar testet e sigurisë, por vendosi ta tërhiqte nga përdorimi.

Lexo edhe

LEX | Nga aksioni i Krimeve Kibernetike në bankën e të akuzuarve – 372 mijë euro nën dyshimet për shpëlarje parash, dëshmon eksperti financiar

LEX | Nga aksioni i Krimeve Kibernetike në bankën e të akuzuarve – 372 mijë euro nën dyshimet për shpëlarje parash, dëshmon eksperti financiar

13 vjedhje dhe një rast i dhunës në familje brenda një jave në Ferizaj

13 vjedhje dhe një rast i dhunës në familje brenda një jave në Ferizaj

Ferizaj: 15 gjoba ndaj motoçiklistëve dhe pesë motoçikleta të konfiskuara

Ferizaj: 15 gjoba ndaj motoçiklistëve dhe pesë motoçikleta të konfiskuara