Përplasja mes Jona Krasniqit dhe Doresës, e cila u diskutua gjerësisht pas ballafaqimit të tyre në spektaklin e Big Brother VIP Kosova 5, ka nxitur reagime edhe nga ish-banorët e këtij formati.

Kësaj radhe, për ngjarjen ka folur Xhuli Nura, e cila ndau mendimin e saj përmes një videoje të publikuar në Instagram.
E pyetur nga një ndjekës se si e sheh konfliktin mes dy vajzave, Xhuli tha se fillimisht kishte preferuar të qëndronte jashtë kësaj çështjeje, pasi të dyja i njeh nga afër.
Megjithatë, ajo vendosi të shprehej, duke bërë të ditur se nuk e sheh asnjërën prej tyre si përfaqësuese të vajzave shqiptare që jetojnë në diasporë.
Sipas Xhulit, përgjegjësia për situatën nuk i takon vetëm njërës palë, pasi të dyja kanë pjesën e tyre të fajit.
“Mendoj që këto dy vajza nuk na përfaqësojnë ne vajzave të diasporës dhe mendoj që të dyja kanë faj”, u shpreh ajo.Ish-banorja shtoi se, ndonëse të dyja po përpiqen të përmirësohen si persona, ende kanë disa ngecje në këtë drejtim.
Ndërkohë, kujtojmë se Jona dhe Doresa u përballën të premten në mbrëmje në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku shkëmbyen akuza lidhur me pretendimet për bullizim nga e kaluara. /Telegrafi/




