Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekës, si dhe trajtimin e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Në këtë mbledhje, anëtarët e Komisionit pritet të shqyrtojnë planin e veprimit, i cili përcakton hapat dhe angazhimet e mëtejshme në kuadër të hetimit parlamentar.
Komisioni synon të shqyrtojë përgjegjësitë institucionale dhe mënyrën e trajtimit të rasteve të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




