Nis grumbullimi i duhanit, çmimi fillestar 435 denarë

Nis grumbullimi i duhanit, çmimi fillestar 435 denarë

Nis grumbullimi i duhanit, çmimi fillestar 435 denarë

Nga sot ka nisur grumbullimi i duhanit, me çmim fillestar prej 435 denarësh për kilogram për klasën e parë, 15 denarë më shumë se vitin e kaluar.

Sponsor 3M Express

Kombinati i Duhanit në Prilep ka hapur 34 pikat e grumbullimit, ndërsa pagesa për kultivuesit do të bëhet brenda dy deri në tri ditë nga dorëzimi i prodhimit. Këtë vit pritet të grumbullohen nga 26 deri në 30 mijë tonë duhan.

Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë paralajmëron rritjen e subvencionit nga 80 në 90 denarë për kilogram, por ende nuk dihet nëse kjo masë do të zbatohet për korrjen e sivjetme.

Nga Unioni i Shoqatave të Duhanit thonë se cilësia e mirë e prodhimit krijon pritje për çmim më të lartë, por deri më tani nuk është arritur marrëveshje me blerësit për rritjen e çmimit. /Alsat/

Lexo edhe

WhatsApp teston hapësirën e vet të sigurt për kopjet rezervë të bisedave në Android

WhatsApp teston hapësirën e vet të sigurt për kopjet rezervë të bisedave në Android

Kosova me një më pak, Irlanda e mbyll me epërsi pjesën e parë

Kosova me një më pak, Irlanda e mbyll me epërsi pjesën e parë

Skandal në marketin “Durmart”, qytetari blen petë për dyner të mykura

Skandal në marketin “Durmart”, qytetari blen petë për dyner të mykura