Nis epoka e re te Argjentina: Scaloni publikon listën e parë pa Lionel Messin

Nis epoka e re te Argjentina: Scaloni publikon listën e parë pa Lionel Messin

Nis epoka e re te Argjentina: Scaloni publikon listën e parë pa Lionel Messin

Lionel Scaloni ka publikuar listën e parë të Kombëtares së Argjentinës pas pensionimit të Lionel Messit nga futbolli ndërkombëtar, duke nisur kështu një kapitull të ri për kampionët e botës.

Sponsor 3M Express

Messi e konfirmoi pensionimin nga Kombëtarja e Argjentinës më 31 gusht 2026, duke i dhënë fund një karriere 21-vjeçare me fanellën e “Albiceleste”.

Legjenda 39-vjeçare largohet nga përfaqësuesja me një histori të jashtëzakonshme, pasi fitoi Kupën e Botës 2022 dhe dy herë Kupa e Amerikës, duke regjistruar gjithsej 125 gola në 207 paraqitje.

Përzgjedhësi Scaloni tani ka nisur procesin e ndërtimit të një skuadre të re, duke kombinuar futbollistët që kanë fituar trofe të mëdhenj me talentet e rinj që pritet të marrin më shumë përgjegjësi.

Në listën e publikuar ka emra të njohur si Emiliano Martinez, Alexis Mac Allister, Enzo Fernandez dhe Julian Alvarez, por edhe talente të reja si Franco Mastantuono, Nico Paz dhe Gianluca Prestianni.

Më poshtë është lista e plotë e futbollistëve të ftuar:

Portierë: Emiliano Martinez, Geronimo Rulli, Juan Musso.

Mbrojtës: Gonzalo Montiel, Agustin Giay, Aaron Anselmino, Mariano Troilo, Leonardo Balerdi, Lisandro Martinez, Facundo Medina, Nicolas Tagliafico, Roman Vega, Valentin Barco.

Mesfushorë: Maximo Perrone, Exequiel Palacios, Alexis Mac Allister, Enzo Fernandez, Nicolas Paz, Ezequiel Fernandez, Thiago Almada.

Sulmues: Santiago Beltran, Franco Mastantuono, Giuliano Simeone, Gianluca Prestianni, Matías Soule, Santiago Castro, Julian Alvarez, Jose Manuel Lopez.

Argjentina kështu nis përgatitjet për të ardhmen pa kapitenin dhe golashënuesin më të mirë në histori, me synimin për të ruajtur dominimin në futbollin ndërkombëtar./Telegrafi/

Lexo edhe

Varreza masive në Zubin Potok, identifikohen edhe tri viktima nga “Grupi i Intelektualëve”

Varreza masive në Zubin Potok, identifikohen edhe tri viktima nga “Grupi i Intelektualëve”

Identifikohen edhe tre intelektualë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, Kurti njofton për rezultatet e ADN-së

Identifikohen edhe tre intelektualë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, Kurti njofton për rezultatet e ADN-së

Samsung sjell funksionin e avancuar për zbulimin e apnesë së gjumit edhe në Galaxy Ring dhe Watch9

Samsung sjell funksionin e avancuar për zbulimin e apnesë së gjumit edhe në Galaxy Ring dhe Watch9

Nis epoka e re te Argjentina: Scaloni publikon listën e parë pa Lionel Messin | Momenti