Nis aksioni për pastrimin dhe mirëmbajtjen e Kompleksit Sportiv në Obiliq

Nis aksioni për pastrimin dhe mirëmbajtjen e Kompleksit Sportiv në Obiliq
Komuna e Obiliqit ka nisur aksionin për pastrimin, rregullimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të Kompleksit Sportiv në këtë komunë. Në aksion është përfshirë kryetari i Komunës, Halil Thaçi, së bashku me ekzekutivin komunal dhe NPL “Kastrioti”. Sipas Komunës, aksioni do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, me qëllim të krijimit të një ambienti më […]

Komuna e Obiliqit ka nisur aksionin për pastrimin, rregullimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të Kompleksit Sportiv në këtë komunë.

Në aksion është përfshirë kryetari i Komunës, Halil Thaçi, së bashku me ekzekutivin komunal dhe NPL “Kastrioti”.

Sipas Komunës, aksioni do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, me qëllim të krijimit të një ambienti më të pastër, më të rregullt dhe më funksional për sportistët, të rinjtë dhe qytetarët që e frekuentojnë kompleksin.

Komuna e Obiliqit ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me ndërmarrjet publike lokale, do të vazhdojë angazhimin për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e hapësirave publike dhe sportive. /Telegrafi/

Lexo edhe

Ramush Haradinaj me parti del për t’i falënderuar protestuesit në shesh

Ramush Haradinaj me parti del për t’i falënderuar protestuesit në shesh

Seancë gjatë ditës? Haradinaj: S’kemi marrë ftesë ende

Seancë gjatë ditës? Haradinaj: S’kemi marrë ftesë ende

Berisha: Populli u bë bashkë me UÇK-në edhe në ditët më të vështira

Berisha: Populli u bë bashkë me UÇK-në edhe në ditët më të vështira

Nis aksioni për pastrimin dhe mirëmbajtjen e Kompleksit Sportiv në Obiliq | Momenti