Nichi e sfidon hapur Fuegon: Ta thirri Feron?

Nichi e sfidon hapur Fuegon: Ta thirri Feron?

Nichi e sfidon hapur Fuegon: Ta thirri Feron?

Një tjetër përplasje mes reperëve Nichi dhe Fuego ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku kësaj radhe në debat është përfshirë edhe emri i reperit Fero.

Sponsor 3M Express

Gjatë një diskutimi, Nichi e ka provokuar drejtpërdrejt Fuegon, duke i përmendur raportet e dikurshme me Feron dhe duke pretenduar se ky i fundit e kishte fshirë një diss për t’u pajtuar me të, por pajtimi nuk kishte ndodhur.

“Mos e thirr Feron, shuj se ta thirri Feron. E ka fshirë diss-in që të pajtohet me Feron, por nuk është pajtuar ai. I dobët je”, i tha Nichi.

Foto: Screenshot/Instagram

Fuego nuk ka qëndruar i heshtur, por i është kundërpërgjigjur duke e sfiduar Nichin që të bashkohet me Feron për të shkruar një tekst muzikor.

“Bëhuni bashkë, ju bashkë edhe një tekst s’mundeni me shkru. Për këtë sport nuk ki më baba. Ty edhe atë në krah i mbaj, të dyve bashkë. Eja provoje”, ia ktheu Fuego.

Foto: Screenshot/Instagram

Përmendja e Feros nuk është e rastësishme, pasi ai dhe Fuego dikur kanë qenë pjesë e të njëjtit label, por më vonë raportet mes tyre janë prishur.

Kjo nuk është hera e parë që dy reperët përplasen brenda shtëpisë, pasi edhe ditëve të kaluara kanë shkëmbyer kritika dhe akuza për njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Lexo edhe

Osmani: LDK-ja nuk e mbështet përmbysjen e vetos nëse synohet miratimi i të njëjtit ligj për Specialen

Osmani: LDK-ja nuk e mbështet përmbysjen e vetos nëse synohet miratimi i të njëjtit ligj për Specialen

Shtohen masat e sigurisë në Gjykatën e Pejës para seancës ndaj Jeton Sylajt

Shtohen masat e sigurisë në Gjykatën e Pejës para seancës ndaj Jeton Sylajt

Saveski: Pagat e punonjësve në prokurori do të rriten deri në 40%

Saveski: Pagat e punonjësve në prokurori do të rriten deri në 40%

Nichi e sfidon hapur Fuegon: Ta thirri Feron? | Momenti